Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi gjatë qëndrimit në Strugë realizoi një takim të zgjeruar me simpatizantët dhe anëtarësinë e gjerë.
Menduh Thaçi gjatë fjalës së tij foli për një sërë problematikash dhe zgjidhjen që ofron kjo parti nëse merr mandatin në zgjedhjet e 11 vjetorit. Diskriminimi sipas Thaçit buron prej te buxheti i shtetit i cili nuk ndahet në mënyrë të barabartë për shqiptarët.Sipas Thacit shqiptarët nga 3.5 miliardë euro duhet të marrin 1.7 miliardë dhe kjo do të arrihet atëherë kur zv/kryeministri shqiptar të ketë të drejtën e vetos në mënyrë që këto para të përfundojnë për zhvillimin e shqiptarëve.
Thaçi foli edhe për tematika të tjera duke filluar nga bashkëpunimi me partitë opozitare e deri cështja që sic tha tani e tutje duhet të jetë një zgjidhje për liderët shqiptar në Maqedoni.
Ai tha se tani e tutje duhet të instalohet praktika që lideri i partisë shqiptare të marri përgjegjësinë dhe të pozicionohet në pozitën e zv/kryeministrit në mënyrë që nga afër të shoh në sy liderin e partisë maqedonase.
Ndërkohë në këtë takim Thaçi i pyetur në lidhje me listën e deputeteëve deklaroi se pavarsisht punës së mirë që kanë bërë deputetët e kësaj partie pjesa më e madhe etyre nuk do të jenë në listën e deputetëve .Ai gjithashtu para struganëve deklaroi se lista e kandidatëve të PDSH-së do të dihet gjatë ditës së nesërme.
No comments: