Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Dikur, i vetmi lider politik në Maqedoni që nuk kishte as një gram frikë nga publikimi i përgjimeve ishte kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Thoshte, le të publikohen të gjitha “bombat” e Zajevit! I vetmi që frikësohej ishte Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të Reisit. Pse?

Shkruan: Izair Saliu


Pas arritjes së Marrëveshjes së Përzhinos, me ç’rast u heshtën “bombat” dhe u dorëzuan të gjitha përgjimet që i posedonte Zajevi, subjektet politike u dakorduan edhe për kushtin e opozitës, për rënien e qeverisë së Gruevskit. Vetëm Nikolla Gruevski si dhe Sulejman Rexhepi kishin tmerr nga këto “bomba”, sepse, në takimin e fundit që e patën Zajevi dhe Gruevski, ky i fundit u kërcënua që të jepte dorëheqje ose do të publikoheshin të gjitha bisedat kompremitive me të cilat edhe u njohtua gojarisht. Opinionit të gjërë të vendit i kujtohet se ndër reaguesit e parë kundër përgjimeve ishte edhe Sulejman Rexhepi, përmes analizës së vet që e bëri publike në shumë media të vendit. Sulejman Rexhepi që në fillim e drejtoi gishtin kah Nikolla Gruevski dhe qeveria e atëhershme duke e fajësuar si përgjuese të mijëra qytetarëve të vendit. Më vonë kjo u vërtetua edhe nga ana e Prokurorisë Speciale përmes procesit “Spiuni”! Po prej nga këtë fakt e kishte ditur që në fillim Sulejman Rexhepi? Natyrisht, po del puna se ka qenë ose në bashkëpunim me Zajevin i cili e ka informuar edhe për bisedat e sakta të Sulejman Rexhepit me pushtetin e atëhershëm, ose ka qenë i shantazhuar prej tij për bashkëpunim të ngushtë në ditët e sotshme! Zajevi e dinte mossinqeritetin e Mulla Sulës, prandaj, nëse nuk ia publikoi në fillim “bombat” Mulla Sulës, kjo nuk do të thotë se nuk kishte leje “anonimi” që në rast të luajtjes bisht të Mulla Sulës, t’ia publikonte bisedat telefonike më të nxehtat, sidomos atë për Burmali Xhaminë, Dosjen tek Drejtoria për Verifikim Faktesh si dhe për truallin në Kala që i dedikohej selisë së BFI-së. Këto biseda edhe u publikuan, së bashku me bisedën e Mijallkovit dhe Musa Xhaferrit që tallen në mes vete e në llogari të Mulla Sulës pas vizitës që ia bëjnë në kabintin e tij, në BFI, në orët e hershme të natës. Veç kësaj, këto ditë u publikua edhe një set i madh i “bombave” dhe vetëm një Zot e di se prej nga po publikohen. Sipas Ali Ahmetit, “bombat” gjenden të shpërndarë në Prishtinë, në Tiranë, në Stamboll por edhe në disa shtete të Perëndimit. Ali Ahmeti, i cili dikur ishte trim i pashoq madje edhe insistonte në publikimin e të gjitha “bombave” që kanë të bëjnë me BDI-në, tani është lideri më i brengosur dhe kritikues i rreptë i publikimit të tyre. Natyrisht, sepse, dolën në shesh disa gjëra për të cilat zotëri Ahmeti as që kishte pasur njohuri. Publikimi i këtyre “bombave” praktikisht e la pa shokë dhe pa bashkëpunëtorë më të ngushtë dhe, me këtë, po i rrezikohet fundosja e anijes së tij, BDI-së. Publikimi i këtyre “bombave” në fakt e nxori në pah tradhëtinë e Mulla Sulës si dhe të njerëzve kyç të BDI-së, nxori në sipërfaqe amoralitetin e Mulla Sulës po aq sa edhe të njerëzve kryesorë të BDI-së. E nxorri në shesh matrapazllëkun e Mulla Sulës si dhe të funksionarëve të rëndësishëm të BDI-së. Dhe, për tërë këto amoralitete vendosën që të lejojnë të viktimizohet vetëm një femër, e cila doli që të ishte me alete burrash! Ermira Mehmeti nuk është më e gatshme që të dalë para masës shqiptare pas të gjitha atyre aferave, siç nuk do të jetë e gatshme edhe një menaxhere e një mediumi shqiptar të cilës do t’i publikohet “bomba” që rrëfen për lidhjet e saj me një ish-zëvendësdrejtor shqiptar të MTV-së. Po Mulla Sula dhe Ali Ahmeti bashkë me njerëzit e tyre, a nuk ju gjasojnë në atë p… të mërdhifur nën fustana grashë! Femrat turpërohen dhe ikin, ndërsa meshkujt që i turpëruan pretendojnë të bartin brenga kombëtare! E pabesueshme dhe e pamundshme! Rezilët përfundojnë saktësisht siç e paralajmëron këtë Kur’ani Madhështor. Të pafytyrët nuk mund të përfundojnë me fytyrë, përveçse të shpërfytyruar në derra e në monstra të neveritshëm.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top