Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Nëntëdhjetë për qind e aksioneve humanitare të ndërmarra nga ky dyshja e djallëzar, Mulla Sula &Mustafa Dauti, kanë përfunduar në xhepin e tyre. Këta dy i mbushin të gjitha kriteret për të përfunduar karrirën e tyre nëpër burgjet e Maqedonisë. Nuk ka sgjë më të vërtetë se shprehja "drejtësia vonon por nuk harron"! Ata që mendojnë se drejtësia harron, të tillët janë misionarë të djallit.

Shkruan: Zekirija Nexhipi

Mulla Sula edhe zyrtarisht u ka shpallur luftë hasanbegasëve të shkretë: ose ta mbyllin gojën dhe të kënaqen me aq franga sa i morën nga diaspora jonë në Zvicër, ose, le ta harrojnë këta banorë se mund të marrin ndonjë herë ndihmë nga ai dhe kryehajni i tij, kontrabandisti Mustafa Dauti. Hasanbegasit janë tej mase të mërzitur me lojën që ua luajti dyshja më e përfolur e BFI-së, mjeshtrit e hajnisë, Sula dhe Tafa. Shqiptarët e Shqiprisë, të Kosovës, të Luginës së Preshevës si dhe të Maqedonisë, për vëllezërit e tyre që pësuan fatkeqësinë katastrofale në Hasanbeg dhe rrethinë, kanë grumbulluar mbi 600 mij euro dhe që të gjitha janë dorëzuar te ky dysh hajdutësh (Mulla Sula de Mustafa Dauti), të cilët, i përdorën të gjitha trikat vetëm e vetëm që të shkaktojnë huti tek hasanbegasit të cilët duheshte përjetë t'i falënderohen këtyre hajnave sepse ua dhanë nga 700 franga zvicerne.   Menjëherë pas aksionit spektakël që ndodhi në Medresenë e Isa Beut, ku u munduan që ta vjedhin edhe këtë kontribut të shqiptarëve nga Zvicra dhe ta paraqesin si ndihmë dhe bamirësi personale e dyshes Sula-Mustafa, në pyetjen e një bashkëatdhetari që i ka telefonuar Mustafa Dautit se ku janë edhe 9 mij euro, pasi që për 130 familje që kanë marrë nga 700 franga janë shpenzuar vetëm 91 mij frana, është dëgjuar tek përgjigjet Mustafa hajni "po dhjetë për qind prej shumës së grumbulluar i takojnë hoxhës, Nehat  Ismailit". Natyrisht, banorët e Hsanbegut nuk e kanë ndërmend t'ia falin paratë e grumbulluara Mulla Sulës e Mustafa hajnit, por, do t'i shkojnë punës deri në fund për ta marrë edhe dinarin e fundit të tyre. Të kota janë të gjitha përpjekjet e Mulla Sulës që në këtë hajni t'i involvojë edhe organet e tjera, gjegjësisht myftinjtë e BFI-së. Sulejman Rexhepi këto ditë ka thirrur urgjentisht një mbledhje të myftinive dhe, pasi i ka takuar formalisht, ka mbajtur takime tekatek me të gjithë myftinjtë duke i lutur që të zhvillojnë një fushatë "të vërtetë" mbi shpërndarjen e të gjitha mjeteve të grumbulluara për Hasanbegun.
Merret vesh që e ka një frikë shumë të madhe për sa i përket parave të grumbulluara nëpër xhamite e myftinive të ndryshme. Ato parë nuk janë evidentuar as sa kanë hyrë dhe as sa kanë dalur. Prandaj, Mulla Sula ka kërkuar nga myftiu i Tetovës, Kërçovës dhe ai i Strugës që të deklarojnë se kanë sjellë shumë simbolike të grumbulluar nëpër myftininë e tyre dhe se ato para janë shpërndarë në familjet që kanë qenë më të dëmtuar. Nga këta "famije të dëmtuar" e që në fakt janë vetëm lojalistë të të pafytyrë të Mulla Sulës, janë parë tek kanë marrur pare edhe në aksionin spektakël në Medresenë Isa Beu, për ç'gjë kanë premtuar se do të dorëzojnë deklaratë në formë falënderimi për paratë që ua ka dorëzuar Mulla Sula një muaj më parë. Mulla Sula dhe hajni i tij Mustafa Dauti, dhe me këtë rast dëshmuan se janë dy kopukë të cilët deri në dehje i gëzohen fatkeqësive të të tjerëve, sepse, gjakun e tyre, mundin e tyre, vuajtjet e tyre, fatkeqëstë e tyre i konvertojnë në para dhe, sa më të mëdha të jenë ato vuajtje e sa më thellë të jetë pellgu i gjakut të derdhur, aq më të pasur do të bëhen ky dysh i poshtër. Nëntëdhjetë për qind e aksioneve humanitare të ndërmarra nga ky dysh i pangopur e i djallëzar (Mulla Sula&Mustafa Dauti) kanë përfunduar në xhepin e tyre. Këta dy i mbushin të gjitha kriteret për të përfunduar karrirën e tyre nëpër burgjet e Maqedonisë. Vetëm një krehje e lehtë e policisë finansiare do ta shokonte mbarë opinionin nga faktet e grumbulluara që do të flisnin mbi keqpërdorimet flagrante të ndihmave huanitare nga këta dy "humanistë" manipulatorë. Nuk ka sgjë më të vërtetë se shprehja "drejtësia vonon por nuk harron"! Ata që mendojnë se drejtësia harron, të tillët janë misionarë të djallit.


About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top