Abaz Islaimi nga reforma BFI, ka krahasur punët e vërteta të kryetarit të BFI-së në Maqedoni me punët e BFI- të Shqipërisë. Ai në profilin e tij në Facebook ka postuar dy fotografi të xhamive duke thënë se Xhamia e Namazgjasë në Tiranë gati ka përfunduar dhe në anën tjetër gjurmët e gurthemelit të xhamisë në Fushë Tophanë Shkup, që nga Ramazani i 2014 e deri më sot
“Puna e vërtet e Sulejman Rexhepit shihet edhe përmes fotografive
Fotot e më poshtme do ju bëjnë me dije dallimin mes dy institucioneve fetare edhe pse ndoshta aspak nuk kemi të drejt të bëjmë krahasime mes Bashkësisë Fetare Islame dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ngase vetë publikimet flasin! Xhamia e Namazgjasë në Tiranë ka ecur me intenzitetin më të lartë dhe shihet ashiqare puna e saj, ndërsa kjo që e ka marrë përsipër Sulejman Rexhepi në Fushë Tophanë e kemi edhe më keq se sa kur u hodh gurthemeli….! Puna e tij nuk ka bereqet meqë autoriteti i tij është “zero” dhe se e mbarë bota po e njeh më Sulejman Rexhepin për të cilin nuk mbetet ditë që nuk kritikohet ose të kurorëzohet me ndonjë skandal. Fotografitë e më poshtme flasin për vënien e interesit personal në rend të parë!” ka shkruar Abaz Islami
1. Gjurmët e gurthemelit të xhamisë në Fushë Tophanë Shkup, që nga Ramazani i 2014 e deri më sot;
No comments: