Së bashku me Bashkimin Evropian kemi punuar për marrëveshjen e Përzhinos dhe po punojmë që i njëjta të zbatohet. Kështu ka deklaruar ambasadori i SHBA-së Xhejs Bejli, i cili ka shtuar se po politikanët janë dakorduar që të mbahen zgjedhje dhe për këtë po punohet.
“Politikanët më 31 gusht u dakorduan që të ketë zgjedhje dhe është e rëndësishme që të punohet për këtë. Por në fund të ditës, ky është vendim i politikanëve tuaj, liderëve politik dhe në fund qytetarëve se si do t’i zgjidhin këto çështje. Ka ende çështje të hapura për të cilat duhet të vendosni”, ka deklaruar ambasadori Xhejs Bejli.
Në lidhje me takimet me politikanë të ndryshëm vendor, Bejli ka thënë se njerëzit e ambasadës në vazhdimësi realizojnë takime.
No comments: