Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi sot ka zhvilluar disa takime me strukturat e partisë në Komunën e Studeniçanit. Fillimisht takimet e kryetarit Thaçi kanë filluar në fshatin Cvetovë ku bashkë me kryetarin e Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku njëherit kryetar i Shtabit Qëndror të PDSH-së, ishin edhe për ti përgëzuar qytetarët e fshatit Cvetovë për lëshimin në përdorim të rrugës së re prej 3,5 km. Pritja nga ana e qytetarëve të fshatit Cvetovë për delegacionin e PDSH-së ishte madhështore dhe e përzemërt, ashtu siq u premtua se do të jetë edhe përkrahja për këtë parti në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.
Pas kësaj kryetari i PDSH-së ka vazhduar takimet me strukturat partiake një nga një, ku në mënyrë konstruktive jan biseduar gjërë e gjatë për mobilizimin e strukturave dhe organizimin e punëve në teren.
Pas takimeve në ora 20,30 në restorantin Konaku në Studeniçan është mbajtur edhe tubimi i përbashkët i strukturave partiake me kryetarin e PDSH-së ku poashtu është biseduar për organizimin e partisë në teren dhe për situatën politike në vend.
Kryetari Menduh Thaçi kërkoj që mbështetja që ka PDSH-ja në këto vendbanime të vazhdon dhe të shtohet sepse PDSH-ja në vitin 2013 këtu kur ju u mobilizuat dhe kur ju nuk u dorëzuat arritët që ti fitoni zgjedhjet lokale, ashtu edhe tani kur behet mobilizimi dhe organizimi i mirë mudet të fitohen edhe këto zgjedhje.
Ishte pjesëmarrja masovike nga të gjitha vendbanimet e Komunës së Studeniçanit, dhe me përkrahjen aktive të aktivistëve dhe përkrahësve të PDSH-së u tha se do të bëhet maksimumi që kësaj radhe të dalim faqebardhë, përkrahja për PDSH-në do të jetë parezervë, dhë shpresa për ta përmirësuar gjendjen e rëndë të shqiptarëve po na jep edhe më shum energji për të vazhduar aktivitetin tonë dhe për ta përkrahë platformën e PDSH-së./Ditari.mk/
No comments: