Sivjet gjatë muajit të bekuar të Ramazanit njerëzit besnik të Mulla Sules pandërprerë u apelonin besimtarëve qe Sadekatul Fitri dhe Zeqati t’i destinohen Medresesë Isa Beu si mundësi për të manipuluar me besimtarët ngase e dinin se BFI-së në krye me Sulejman Rexhepin nuk i beson askush, ku edhe përskaj apeleve të shumta dështuan ngase qytetarët veçmë ishin vetëdijësuar.
Shkruan: Samet Avdiu-Jurist i diplomuar
Kryerja e kushtit te pestë të fesë Islame Haxhit në Maqedoni edhe sivjet po has në vështirësi te besimtarët. Duke pas parasysh kushtet e vështira ekonomiko-sociale të qytetarëve të konfesionit islam, Institucioni Bashkësia Fetare Islame në krye me Sulejman Rexhepin edhe sivjet vepruan si në të kaluarën në ngritjen e çmimit nga 3100 euro sa ishte vitin e kaluar në 3400 euro.
Kjo ngritje astronomike vallë a paraqet mundësi apo veshtirësi për besimtarët, këtu nuk do futem ngase kjo u ngelet besimtarëve te gjykojnë dhe vlerësojnë.
Sa kam njohuri unë deri me tani asnjehere BFI ne krye me Sulejman Rexhepin asnjëhere nuk ua sqaroi besimtarëve se përsë për cdo vitë po kemi ngritje te çmimeve; apo këtë ngritje po e bënë për arësye tjera.
Te nderuar besimtarë, Bashkesia Fetare Islame si institucion duhet respektuar nga të gjithë ne, por më besoni se asnjëherë nuk mund të respektoj njeriun që tejmase dëmtoi këtë institucion i cili nuk rreshti së bashkëpunuari me njerëz që fare pak për ta ka rëndësi feja, por perkundrazi të njëjtit këtë institucion e shohin si organizatë interesi apo organizatë biznesi.
Se në çfarë mase është keqpërdorur institucioni BFI nga Sulejman Rexhepi dhe klani i tij unë nuk mund të jap ndonjë vlerësim ngase për hirë të korrektësisë dhe etikës njerëzore ua lë organeve shterërore që në të ardhmen objekt i inspektorateve të jetë edhe mbikqyrja inspektive e punëve dhe veprimeve në këtë institucion.
Po i kthehemi përsëri Haxhit dhe mungesës së mundësisë financiare të besimtarëve për të kryer edhe këtë obligim fetar si pasojë e një keq menaxhuesi me këtë institucion, andaj kisha dashur të dijë se a e qanë kokën molla Sula se një ditë duhet të jap përgjegjësi si para besimtarëve poashtu edhe para Krijuesit.
Andaj, të nderuar besimtarë ju keni të drejtë të dini rreth zhvillimeve në këtë institucion se përse Sulejman Rexhepi edhe sivjet vendosi të ngrit çmimin e Haxhit.
Sivjet gjatë muajit të bekuar të Ramazanit njerëzit besnik të Mulla Sules pandërprerë u apelonin besimtarëve qe Sadekatul Fitri dhe Zeqati t’i destinohen Medresesë Isa Beu si mundësi për të manipuluar me besimtarët ngase e dinin se BFI-së në krye me Sulejman Rexhepin nuk i beson askush, ku edhe përskaj apeleve të shumta dështuan ngase qytetarët veçmë ishin vetëdijësuar. Andaj, ishte vetëm nje numër i vogël i besimtarëve që iu pergjigjën pozitivisht apeleve të tyre ku arka e BFI-së veçmëse ishte e zbrazur, ndërsa për të plotësuar këtë mungesë të mjeteve në kordinim me klanin e tij vendosi të ngris çmimin e Haxhit, ngase ky njeri dhe shokët e tij marrin paga të majme dhe bëjnë jetë luksoze me para te besimtarëve.
Ne fund, lus Zotin fuqiplotë që këta njerëz t’i mbarësoftë dhe udhëzoftë; ngase veprimet e tyre janë veprime në kundërshtim me udhëzimet e Zotit fuqiplotë se si duhet vepruar një mysliman.
No comments: