MAQEDONIA
DUHET TË RIBËHET SHTET ME KONCEPT TË RI
Abdulla
MEHMETI
Numri
i popullsisë në Maqedoni
Sipas
të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, nga regjistrimi i fundit i
banorëve, familjeve dhe banesave, në vitin 2002, Republika e Maqedonisë ka
pasur gjithsej 2.022.547 banorë.
Ndërkaq,
regjistrim i ri i popullsisë në këtë vend nuk është bërë një kohë të gjatë.
Regjistrimi i rregullt i banorëve të vendit, i filluar në vitin 2011, u anulua
me arsyetim për mungesë të klimës politike në vend. Por, ekspertët e kësaj
çështje kanë konstatuar se regjistrimi ka dështuar për shkak të dyshimeve të
bazuara për zvogëlimin e madh të numrit të popullsisë, si dhe ndryshimi i
strukturës etnike të popullsisë në këtë vend.
Gjatë
viteve të fundit, edhe pse nuk jepen të dhëna zyrtare të sakta, mendohet se
Maqedoninë e kanë braktisur së paku 300 mijë qytetarë të saj, kryesisht për
shkaqe ekonomike, por edhe për shkaqe politike dhe të tjera.
Së
paku 200 mijë qytetarë të këtij vendi, me përkatësi etnike maqedonase, e kanë
braktisur vendin për të siguruar të ardhme më të mirë, në Australi, Kanada,
SHBA dhe shtetet e Evropës Perëndimore.
Po
ashtu, vetëm gjatë dekadës së fundit, mbi 100 mijë shqiptarë janë larguar nga
vendi në drejtim të SHBA-ve dhe shteteve të Evropës Perëndimore, në mungesë të
perspektivës në vendin e tyre.
Mbi
200 mijë qytetarë të Maqedonisë viteve të fundit kanë marrë shtetësi bullgare,
të cilët e konsiderojnë veten bullgarë, ndërsa atyre u mohohet e drejta e
deklarimit të lirë sipas bindjes së tyre. Në asnjë cikël të regjistrimit të
popullsisë në Maqedoni nuk është paraparë rubrikë për pakicën bullgare, si për
bashkësitë tjera etnike, edhe pse dihet që historikisht në Maqedoni jeton një
pakicë bullgare në numër të konsiderueshëm.
Në
anën tjetër, mbi 100 mijë qytetarë shqiptarë të besimit ortodoks dhe po aq
qytetarë me përkatësi tjetër etnike, sidomos vlleh, shprehin tendenca të hapura
për t’u rikthyer në identitetin e tyre të natyrshëm, për shkak të humbjes së
privilegjeve që i kanë gëzuar gjatë regjimit të mëparshëm.
Gjithashtu,
një numër i madh prej disa dhjetëra mijë banorësh me përkatësi sllave nga Maqedonia
e Egjeut, që i sjelli pushteti komunist nga vendet e Evropës Qendrore dhe
Lindore, për mungesë të perspektivës kanë filluar të largohen me shumicë nga
Maqedonia.
Numri
i përgjithshëm i votuesve
Numri
i përgjithshëm i trupit votues në Maqedoni, në zgjedhjet e parakohshme
parlamentare të vitit 2014 ka qenë 1.780.128 votues.
Nga
analizat e fundit, sipas organeve kompetente të këtij shteti, është konstatuar
se afër 500 mijë qytetarë të përfshirë në listën e përgjithshme të votuesve,
janë fiktivë.
Nga
të dhënat e mësipërme del se, prej afërsisht 2 milion banorë, vendin e kanë
braktisur së paku 300 mijë banorë.
Afër
400 mijë banorëve vendës u mohohet e drejta e deklarimit të lirë sipas
përkatësisë etnike, 200 bullgarëve, 100 shqiptarëve ortodoksë dhe afër 100 mijë
qytetarë të tjerë, sidomos vllahëve.
Ndërsa,
afër 1/3 e qytetarëve në listën e përgjithshme të votuesve dyshohet se janë
fiktivë.
Nevoja
për ridefinimin e konceptit të shtetit
Nga
kjo del se, Maqedonia nuk ka mundësi të mbijetojë si shtet nacional, sepse
asnjëri prej nacionaliteteve të këtij vendi nuk e përbën shumicën, prej së paku
50% të qytetarëve, që t’i njihet e drejta e shtetformimit, sipas parimeve
universale të së drejtës ndërkombëtare.
Prandaj,
me ndryshimet e reja të domosdoshme të Kushtetutës së këtij vendi, Maqedonia
duhet të definohet si shtet i qytetarëve të saj, pa dallim të përkatësisë
etnike, gjuhësore dhe fetare.
Problemet kyçe
Përderisa, gjendja në vitin 2016 vazhdon të jetë e
paqartë me numrin e banorëve dhe të qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa në
Listën e përgjithshme zgjedhore në Maqedoni është konstatuar, nga organeve
kompetente të shtetit, se janë përfshirë afër 500 mijë votues fiktivë, ose
afërsish 1/3 e numrit të përgjithshëm të votuesve në vend;
Kur, ekspertë të kësaj çështje dhe disa përfaqësues të
partive politike maqedonase kanë deklaruar se, mbi 200 mijë qytetarë me
përkatësi etnike maqedonase duhet të fshihen nga lista zgjedhore, pasi ata që e
kanë braktisur përgjithmonë Maqedoninë;
Për sa, Maqedonia përmes ligjeve raciste vazhdon t’ua
mohojë të drejtën për shtetësi një numri të madh të qytetarëve të vet
shqiptarë, duke mos e respektuar kushtetutën e vendit dhe konventat
ndërkombëtare, ku mbi 50 mijë shqiptarë të Maqedonisë ende mbeten pa shtetësi;
Deri sa, nga vetë organet e shtetit është konstatuar
se mbi 40 mijë shqiptarë të Maqedonisë janë fshirë nga lista zgjedhore, dhe për
këtë skandal të pashembullt Këshilli Shtetëror Zgjedhor deklaron se nuk ka
informata, ndërsa organet tjera kompetente të shtetit dhe partitë politike
heshtin;
Edhe përkundër nënshkrimit të Marrëveshjes për
zgjidhjen e krizës politike në vend, me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar,
më 20 qershor 2016, edhe më tej shumica e qytetarëve të këtij vendi mbeten të
pashpresë se kriza politike dhe ekonomike mund të zgjidhet në një të ardhme të
afërt.
Pyetje të domosdoshme
Cili është roli i vërtetë ndërmjetësues i faktorit
ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës politike në këtë shtet?
Cila është rëndësia praktike e marrëveshjes për dalje
nga kriza politike mes katër subjekteve politike më relevante (dy shqiptare dhe
dy maqedonase), e nënshkruar në Shkup, me ndërmjetësimin e faktorit
ndërkombëtar?
Cilat janë garancitë se zgjedhjet e ardhme
parlamentare, të parapara të mbahen në dhjetor të këtij viti, do të jenë të
lira dhe demokratike, për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë politike dhe
ekonomike?
Sa mund të jetë e besueshme kjo marrëveshje, kur palët
nënshkruese të saj janë po ato subjekte që me politikat e tyre të gabueshme
vetë e krijuan këtë krizë të thellë politike dhe ekonomike në vend?
Përfundime
Nga kjo situatë mund të konstatohet se, nuk janë
fajtorë qytetarët e Maqedonisë, shqiptarët dhe maqedonasit si shumicë, as
qytetarët e nacionaliteteve të tjera pakicë, për krizën politike dhe ekonomike
në vend, por fajet qëndrojnë në konceptin e shtetit dhe mungesën e mekanizmave
ligjorë për llogaridhënie para qytetarëve nga partitë politike, të cilat e kanë
udhëhequr vendin deri më sot, ndërsa në anën tjetër, lejohet që shteti të mbijetojë
vetëm në saje të mbështetjes nga faktori ndërkombëtar, në planin politik dhe
financiar, për interesa gjeostrategjike të caktuara.
Në këtë gjendje të krijuar, qytetarët nuk shohin asnjë
perspektivë nën udhëheqjen e subjekteve politike që aktualisht e qeverisin
vendin, të bindur se ato janë fajtorët kryesorë për krizën aktuale, me dyshime
të bazuara se udhëheqësit e po këtyre subjekteve, gjatë viteve të fundit kanë
qenë të interesuar vetëm për tjetërsimin e pasurisë së shtetit dhe fare pak
janë kujdesur për mirëqenien e qytetarëve dhe sigurimin e progresit shoqëror
dhe ekonomik të vendit.
Nga ana tjetër, borxhi i përgjithshëm i shtetit ndaj
institucioneve të jashtme financiare vazhdon të rritet në disa miliardë
dollarë, ndërsa dyshohet se garnitura politike aktuale ka tjetërsuar afërsisht
6 miliardë dollarë nga pasuria e shtetit dhe qytetarëve të tij.
Zgjidhja
Kjo gjendje ua imponon qytetarëve të këtij vendi,
sidomos shqiptarëve, si dhe faktorit ndërkombëtar, të kërkojnë zgjidhje të
qëndrueshme dhe afatgjatë për tejkalimin e krizës politike dhe ekonomike në
vend, përmes mbajtjes së një Konference Ndërkombëtare për Maqedoninë, për
ribërjen e këtij shteti me koncept të ri, duke u bazuar në realitetin historik
dhe etnik të këtij shteti, sipas parimeve universale të së drejtës
ndërkombëtare.
Tetovë, 1 gusht 2016
No comments: