BRUKSEL (AA) - Drejtori i Thinktenkut Këshilli Evropian i Fqinjësisë, Samuel Doveri Vesterbye, duke theksuar se kriza e refugjatëve, lufta kundër terrorit dhe mbrojtja janë tema shumë të rëndësishme për BE-në, tha se “Pikërisht për këtë arsye (në marrëdhëniet BE-Turqi) është e pamundur të ketë shkëputje të plotë ose kritika më të mëdha se këto”, raporton Anadolu Agency (AA).
Vesterbye, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se tentativa për grusht shteti në Turqi duhet vlerësuar në dy faza. Duke theksuar se BE-ja ishte institucioni i parë që reagoi kundër tentativës, Vesterbeye tha se, megjithatë, në deklaratat që pasuan shpesh kishte edhe kritika. “Këto reagime (kritika), buronin nga terri informativ. Media evropiane nuk kishte as kohë që të mund ta kuptojë mjaftueshëm puçin, as përpjekje në këtë drejtim”, tha ai.
No comments: