Shteti Islamik ka publikuar gjashtë arsye se përse e urrejnë Perëndimin. Në publikimin e tyre periodik, Dabiq, ata tregojnë se përse duan të shkatërrojnë atë.
-Për shkak se nuk besoni: Ne ju urrejmë së pari dhe mbi të gjitha për shkak se nuk besoni, se refuzoni faktin që ka vetëm një Allah.
-Për shkak se jeni liberalë: Ju urrejmë për shkak se jeni shoqëri liberale sekulariste, që lejoni gjëra që Allahu i ka ndaluar rreptësisht.
-Për shkak se disa prej jush janë ateistë: Ju urrejmë dhe do luftojmë për shkak se ju mohon ekzistencën e Krijuesit.
-Për krimet ndaj Islamit: Ju urrejmë për shkak të krimeve ndaj fesë sonë.
-Për krimet kundër myslimanëve: Dronët dhe avionët tuaj kanë vrarë njerëzit tanë në mbarë botën.
-Sepse keni pushtuar tokat tona: Ju urrejmë se keni pushtuar tokat tona. Ne do luftojmë derisa t’ju dëbojmë plotësisht prej këndej.
No comments: