“Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb
mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër”.
(Ali-Imran:195).
Të nderuar besimtar,
vëllezër e motra
Përcollëm muajin më
të veçant të vitit, kurorën e muajve të vitit, më specifikun, më të dashurin, muaj
që bëni të edukohemi, ngritemi dhe pastrohemi shpirtërisht. Gjurmët e këtij
muaji do të jenë të dukshme te ne dhe shoqëria jonë nga ku mësuam se Allahu e
don të drejtën, moralin, terbijen, por gjithsesi edhe të luftohet e keqja,
amoraliteti, padrejtësia dhe zullumi. Kam po atë lutje te Allahu se vetëdija jonë
është ngjallur që fati dhe perspektiva e shoqërisë tonë të mos mbetet që të përcaktojnë
zullumqarët dhe të paarsimuarit. Të kemi mësuar se edukimi dhe morali janë dy
bazamenentet kyçe të këtij ummeti për të ecur drejt rrugës të cilën na e mësoi
Muhamedi a.s. Ky muaj na mësoi se duhet mbjellur në shpirt konceptin e
humanitetit, cilësi kjo që e karakterizon besimtarin e sinqert dhe të devotshëm,
dhe assesi të pasurohemi në krahun e të varfërve, nevojtarëve dhe jetimëve.
Të
nderuar besimtarë!
Festa e Fitër
Bajramit është përgzimi lidhur me përfundimin e këtij muaji të bekuar, fillimit
të shpalljes së fjalës së pashterrur, Kuranit fisnik dhe fitores së
Bedrit. Ndaj rruga e besimtarit
gjithsesi që duhet të jetë e lidhur ngusht me këto çështje të cilat fillojn me
fjalën e shenjtë, Kuranin, duke pastruar shpirtin dhe trupin përmes adhurimit
dhe agjërimit si dhe guximi për t’i qëndruar përballë të keqes, dhunës, keqpërdorimit,
çrregullimeve dhe rrënimit të vlerave të pastërta. Muajin që përcollëm ne dhe
shumë pjestarë të këtij ummeti e kaluam duke shijuar ca plagë nga dora e njerëzve
me vetëdije të ulët, të pandërgjegjshëm e të pashpirtshëm. Gjithandej ummeti ynë
po sprovohet me vepra dhe akte dhune e terrori që llogariten djallëzore të
cilat po shqetësojnë shpirtin e pastër dhe të ndershëm të njerëzve të urtë e
besnik, andaj shpresoj dhe lutem që fati dhe çështja jonë të ndryshojnë sa më
shpejt.
Vëllëzër e motra
besimtarë!
Në
emër të NISMËS për Reforma në BFI, si dhe në emrin tim personal ju uroj festën
e Fitër Bajramit, duke e lutur Allahun e Lartësuar që në çdo shtëpi muslimane të
mbretëron gëzimi dhe buzëqeshja. Dhasht Zoti të gjithë ibadetet, lutjet dhe
sakrificat për hirë të Tij të bëra gjatë muajit të Ramazanit të jenë të pranuar
dhe shpërblyera. Mos të harrojmë që parimet fetare mbi solidarizimin, ndihmën
dhe shtrirjes së dorës ndaj nevojtarëve dhe jetimëve t’i lëmë anash e të
veprojm sipas ndjenjave tona që shpesh herë preken nga djalli i mallkuar. Përmes
këtij urimi lus Allahun që t’iu begatojë juve dhe mbarë vllezërit tanë në
diaspor për kontributin e dhënë në zhvillimin e jetës fetare si dhe për mirëmbajtjen
e institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së.
Për hajr festa e Fitër Bajramit, dhashtë Allahu që gjatë këtyre ditëve
festive të kaloni në paqë, begati dhe të keni harmoni familjare.
H.Ibrahim
ef. Shabani
Kryetar
i NISMA për reforma në BFI
No comments: