Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Profesori universitar Sefer Tahiri në një prononcim për portalin TetovaSot vlerëson se vrasja e Almir Aliut, katër vjeçarit nga Kumanova si rezultat i një zënke në spitalin e Kumanovës tregon se jo vetëm sistemi shëndetësor është i rrënuar, por edhe ai i sigurisë dhe sistemi politik.
Tahiri vlerëson se ministri i shëndetësisë dhe ai i punëve të brendshme duhet që të japin dorëheqje.
“Nëse do të kishte pak, një fije morali në politikë dorëheqje nuk duhet të jep vetëm ministri i Shëndetësisë, por edhe ai i Punëve të Brendshme, sepse ky rast tregon se në Maqedoni nuk është në krizë vetëm sistemi politik, por edhe ai i sigurisë, meqë qytetarët nuk kanë siguri fizike dhe në anën tjetër në krizë të thellë është edhe sistemi shëndetësor, i cili çdo ditë po merr jetë njerëzish, ndërsa e fundit, ajo e Almirit katërvjeçar nga Kumanova është shumë tragjike dhe shumë fatkeqe.”, deklaroi Tahiri për TetovaSot.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top