Me 323 amandamente të ngritura nga PDSH-ja, 2 nga VMRO-DPMNE-ja dhe asnjë nga BDI-ja, dje nisi diskutimi parlamentar për rebalancin e Buxhetit për këtë vit, në mungesë të LSDM-së e cila nuk po merr pjesë në punën e Parlamentit, transmeton TetovaSot.
Ministri i financave, Kiril Minovski para Komisionit Amë për financa dhe buxhet e arsyetoi vendimin për rebalanc të buxhetit, duke përmendur krizën e vazhduar politike si arsye.
Reagime më të zëshme erdhën nga PDSH-ja opozitare, sipas të cilës, rebalanci i buxhetit është anti-shqiptar, pasi që po shkurtohen mjetet për vendet ku jetojnë shqiptarët dhe projektet tjera.
No comments: