Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Të gjithë duhet ta dijnë se i vetmi Mulla Sula është i BFI-së, të tjerët mund të jenë vetëm “infermierë” që do ta mbajnë me infuzione financiare BFI-në e Mulla Sulës. Natyrisht, “myftinjtë” e tij, të cilët ai i quan “organe të BFI-së”, janë dhe shërbejnë vetëm si fshesa për t’ia fshirë tragjet tek turret si deri i egër në shtegun e tij përplot pluhur të mjegullt

Shkruan Zeqie Veseli  
Asnjërit prej figurave fetare në rajon dhe më gjërë nuk i ka shkuar kungulli mbi ujë më gjatë se sa Mulla Sulës. Asnjëri nga figurat fetare në Ballkan dhe më gjërë në Evropë, nuk ka qenë më në shënjestër të kritikave për keqmenaxhim se sa Mulla Sula. Asnjë nga figurat fetare në Evropë dhe në botë nuk ka qenë më retrograd se sa Mulla Sula, nuk ka qenë më degradues dhe më shkatërrues i Institucionit që e ka drejtuar. Për këto dy dekada e gjysëm, të githa komunitetet fetare, të gjitha institucionet fetare në rajon dhe më gjërë janë kultivuar, janë avancuar dhe kanë ecur në hap me zhvillimet e përgjithshme, kurse vetëm BFI-ja e Mulla Sulës, prej një qendre gati evropiane islamike ka ngelur në bisht të bigës në raport me simotrat e veta në rajon dhe më gjërë.  Pse? Të gjitha analizat, të gjitha përfundimet flasin se Mulla Sula u angazhua ekskluzivisht të jetë i BFI-së. Të tjerët jo! Të tjerët është dashur të jenë të Mulla Sulës! Kush ka menduar dhe ka vepruar ndryshe, ka përfunduar keq! Në këtë konstatim faktet janë të pathyshme! Nëse analizohet karriera e deritanishme e Mulla Sulës në krye të BFI-së do të shihet se ai, si asnjë lider tjetër në rajon e më gjërë ka shkelur mbi shpatullat e shokëve të vet vetëm e vetëm që të ngjitet sa më lart, prej nga pastaj, më lehtë i ka shkelur deri në “zhdukje” të gjithë ata që i ka përdorur si shkallë të karrierës së vet. Le t’i nënvizojmë vetëm disa emra të disa prsonaliteteve që sot nuk u dihet as nami e as nishani! Myslimanët e vendit janë dëshmitarë të gjallë se Mulla Sula pa hafiz Zenun Berishën do të ishte, e shumta, një nëpunës i thjeshtë policor në sektorin e pasaportave në MPB-Shkup! Zenun Beriha, si sekretar disavjeçar i BFI-së ishte “paterica” krysore e fillimkarrierës së Mulla Sulës. Më vonë do ta eliminojë. Frakcionet e ndryshme do të flasin se Mulla Sula e eliminoi Zenun Berishën sepse ky i fundit ka njohuri mbi shumë afera të Mulla Sulës, kurse vetë ky thotë se e largoi Zenun Berishën sepse e kishte dëmtuar shumë finansiarish BFI-në duke e vjedhur dhe duke e shfrytëzuar pa të drejtë vakëfin e këtij Intitucioni! Kjo kurrë nuk u dëshmua, apo Mulla Sulës ia do qejfi që t’i mbulojë gjurmët shkatërrimtare të BFI-së, sepse, ato gjurmë të gjitha të çojnë në familjen e Mulla Sulës! Myslimanët e vendi nuk do ta harrojnë kurrë lulëzmin e BFI-së në kohën e grupit të Zejnullah Fzliut, të të ndjerëve hafiz Idriz Selamit dhe hafiz Rxhep Nuredinit! Në kohën e këtyre dy të ndjerëve në Maqedoni mori hov dhe formë institucioni i zeqatit, mori hov dhe formë institucioni i fitrit. Si personalitete të besushme që ishin të gjithë myslimanët e vendi pa keqardhje i orientonin fitrat dhe zeqatin në BFI, e shtuan kontributin vullnetar në mirëmbatjen e institucioneve arsimoe të BF-së dhe në ndërtimin e dhjetra xhamive anekënd vendit. Në këtë periudhë po lulëzonte feja islame në Maqedoni, kurse pasuria dhe prona e Mulla Sulës ishte po ajo që e kishte trashëgimi familjare, modeste për të mos thënë e varfër. Zejnulla Fzliun do ta lrgojë si “hajn” i çeqeve arabe të donuara për Fakultetin e Shkencave Islame, edhe pse pikërisht ky ishte ai kryesori që e solli atë godinë në të cilën gjendet edhe sot e kësaj dite, kurse, pas largimit të tij si dhe të grupit tjetër të figurave të devotshme, pasuria dhe prona e Mulla Sulës do të qindfishohet sa hap dhe mbyll sytë. Në rrafshin politik dhe kombëtar, me qëllim që ta mbajnë nën kontroll, do t’ia lëshojnë politikanin e nderuar e të respektuar Eshref Aliun, i cili do t’i bëhet korrektori kryesor në veprimet e tij gjithnjë të pamatura. Myslimanët e vndit do t’i shohin natë e ditë dorë për dore, deri sa zotëri Eshrefi do të rrahet në mes të xhamisë. Pas këtij momenti, Eshref Aliu nuk do të jetë më atraktiv për Mulla Sulën, i cili tërë kohës kishte menduar se përmes tij pas vete e ka shtetin e Maqedonisë. Por, meqë ky shtet nuk reagoi fare sipas tekeve të Mulla Sulës në “rastin Eshref Aliu” atëherë do të ftohet prej tij si prej një gjëje të padobishme. Në fund do të dalin do djelmosha të rinj, plot elan, shumë besnik, të sinqertë e të përkushtuar për devotshmërinë, të cilët do të gjejnë mënyrë dhe metodë pr ta rikthyer Mulla Sulën në BFI i cili për disa vite kishte qenë i përjashtuar dhe dëbuar nga drejtimi i këtij Institucioni. Me futjen brenda, me kapjen e penjve në duar të veta, ky grup i të rinjëve në krye me Afrim Tahirin, sekretarin më të suksesshëm të BFI-së në të gjith kohërat e veta, si dhe me Ibrahim Shabanin në krye të Myftinisë më të suksesshme të Shkupi, por edhe të Abaz Islamit në krye të sektorit informativ që ia dha afirmitetin e paparë më herët këtj Institucioni, praktikisht për BFI-në nisi epoka e rilindjes, e rimëkëmbjes, e hovit të kthimit të autoritetit të BFI-së si Institucion me shumë peshë dhe me relevancë të konsiderueshme në shoqëri. Do t’ia kallë datën edhe ketij grupi miqsh të sinqertë dhe do t’i largoj nga BFI-ja, sepse pikërisht këta të rinjë me në krye Afrim Tahirin kishin nisur të bëjnë historinë e BFI-së. Në sferën e denacionalizimit të pronës, në sferën e kalitjes së unitetit të trungut fetar, në sferën e mendimit të pjekur politik e kombëtar ky grup tashmë i eliminuar nga Mulla Sula, për gjysëm dekade kishte bërë qindra herë më shumë se sa Mulla Sula përgjatë tri-katër dekadave sa vepron në pozita të ndryshme në BFI. Pra, i largoi sepse këta po e bënin historinë e BFI-së. Çdo histori ka arkivin e vet. I vtmi Institucion në botë që ka një jetëgjatësi të theksuar kurse nuk ka asnjë karrocë arkiv është pikërisht BFI-ja e Mulla Sulës. Sepse Mulla Sula i trishtohet arkivit, të cilin e kreh ditë për dite. BFI-ja tashmë është e Mulla Sulës dhe ajo duhet të duket vetëm ashtu siç ka qejf vetë Mulla Sula. Të gjithë duhet ta kenë kujdes BFI-në e Mulla Sulës, apo, të gjithë duhet ta dijnë se i vetmi Mulla Sula është i BFI-së, të tjerët mund të jenë vetëm “infermierë” që do ta mbajnë me infuzione finansiare BFI-në e Mulla Sulës. Natyrisht, “myftinjtë” e tij, të cilët Mulla Sula i quan “organe të BFI-së”, janë dhe shërbejnë vetëm si fshesa për t’ia fshirë tragjet Mulla Sulës tek hapëron në shtegun e tij përplot pluhur të mjegullt.  Është kjo koha kur Mulla Sula ec vetë, pa patarica, por me fshesa me bisht nga mbrap! Sa keq e sa turp…/1KLIKLARG/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top