Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Analistët dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare në Maqedoni kërkojnë prani të shtuar të faktorit ndërkombëtar në qytetin e Kumanovës për të parandaluar skenarët destabilizues të regjimit VMRO-BDI, njofton agjencia e lajmeve INA.
Nga Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane kërkon nga faktori ndërkombëtar shtimin e vëmendjes dhe përkujdesjes ndaj Kumanovës, pas skenarëve të errëta destabilizuese dhe propagandës që me çdo kusht po synohet krijimi i Kumanovës një ‘fuçi baroti’.
“Kumanova dhe rajoni i saj më i gjerë është shndërruar në një arenë të skenarëve të errëta dhe destabilizuese, që kanë prapavijë të rrezikshme.
Autorët dhe porositësit e këtyre skenarëve të zeza me çdo kusht po tentojnë që të krijojnë incidente, tragjedi dhe dhunë në këtë rajon, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga përgjegjësia politike, dështimet e qeverisjes, akuzat për krim dhe korrupsion   dhe përballja me drejtësinë.
Skenarët nuk kanë të ndalur me vrasje, dhunë, ushtrim terrori përmes formave dhe metodave të ndryshme, që po reflektohen me tensione dhe presione ndaj qytetarëve”, thuhet në reagimin e OBRIE, për agjencinë e lajmeve INA.
Botuesi i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari thotë për agjencinë e lajmeve INA se faktori ndërkombëtar duhet ti marrë seriozisht sinjalet serioze për destabilizim e këtij rajoni.
“Në momentin kur gjithnjë e më shumë Maqednia po futet në krizë të thellë politike, dhe së fundmi janë shpeshtuar spekulimet mediatike për tensionim të situatës së sigurisë në rajonin e Kumanovës e Likovës, është shumë logjike, madje edhe më shumë se e nevojshme, të shtrohet pyetja:
Pse OSBE-ja edhe krahas këtyre sinjaleve, nuk hapë Zyrë në Kumanovë, sic e ka në Tetovë, ku realisht gjendja e sigurisë nuk është sikurse në Kumanovë. Prandaj, duke patur parasysh gjithë këtë, mendoj se:
– Ambasada e SHBA-ve, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, ta shpeshtojnë (intensifikojnë) praninë në këtë rajon (Kumanovë e Likovë), ku, sic dihet, gjatë viteve të fundit, janë realizuar shumë skenarë të dyshimtë, me c’rast është lakuar edhe “emri” i qeverisë dhe shërbimeve të huaja.
– Të orientohen fonde për shoqërinë civile në rajonin e Kumanovës, si masë preventive për moseskalimin eventual të situatës
– Ia tërheqim vërejtjen dhe vëmendjen Ali Ahmetit dhe Menduh Thacit (si 2 parti që kanë marrë pjesë në qeveri në periudha të ndryshem), të ndërpresin diskriminimin ndaj shqiptarëve të Kumanovës dhe Likovës, gjatë ndarjes së posteve (funksioneve)
– Kërkojmë zyrtarizimin e akseve rruguroe (hapja e vendkalimeve kufitare), me qëllim të shmangies së kalimeve ilegale, por edhe nxitjes së bashkëpunimit të dyanshëm të qytetarëve të zonave kufitare”, shprehet Hajdari. (INA)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top