“…kur intereset e fesë
i shet për interese personale, i dhurohet politikës vetëm të mos shpalosin
veprën e fshehur idioteske të spiunimit, kur korrupcioni është trend dhe jo
dukuri negative, kur përgjimi dhe inçizimi i bisedave të nëpunësave të
institucionit nuk është në kundërshtim me parimet islame, kur mirënjohjet e
shoqatave paraqiten si dekorata të kombit, kur kriminalitetin dhe falsifikimet
që i ka në gjak i prezanton shpifje ndaj tij, kur Sadakan, zeqatin, të ardhurat
nga ibadetet dhe adhurimet fetare i llogarit hallall për xhepin, kur donacionet
që u dedikohen muslimanëve të varfër i konsideron hedije për familjen, kur
konvikti i shkollës fetare që mirëmbahet me fitra e zeqat shndërrohet në objekt
stërvitjesh për sportist (Xhudistësh), kur muslimanët i fyen dhe jomuslimanët i
bekon vetëm për të qenë mirë me pushtetin,…”
Nga: Abaz Islami
Misionin tim tani po e konsideroj
dydimensional, pos atij si teolog që të përcjellim atë çfarë marrim nga
mesazhet Hyjnore të Krijuesit, Allahut Fuqiplotë në drejtim të edukimit,
ngritjes dhe ripërtërirjes së mësimeve islame, dhe misionin e dytë
iniciativa NISMA për të bërë reforma në Bashkësinë Fetare Islame. Meqë bota
Islame po përkujton në këtë muaj lindjen e Muhamedit a.s. dhe jetën e tij
madhështore gjithsesi e paharruar është vepra e bekuar dhe madhështore e tij,
andaj medoemos duhet të reflekton në shoqërinë muslimane. Emri dhe misioni i Muhamedit
a.s më përkujtuan një sentencë (Hadith) të tij ku kishte thënë: “Ulemaja
(dijetarët, prijësit fetar) janë trashëgimtarë të të dërguarve të Zotit (Pejgamberëve)”.
Një fjalë shumë e madhe, shumë e gjallë dhe përplot urtësi iu përcoll
njerëzimit, në veçanti atyre që kanë marrë përsipër misionin për të këshilluar
dhe thirrur njerëz në rrugën e vërtetë dhe të pastërt Islame. Veprimtaria e tij
si i dërguar i Zotit ishte përplot vështirësi dhe sakrifica dhe meqë ‘misioni’
ishte i shenjtë, andaj nuk u largua nga ajo që kishte marrur përsipër. I
thirrur në mësimet Hyjnore njoftoi njerëzimin se nuk do të ketë të dërguar
tjetër të Zotit pas tij duke e plotësuar atë përmes thënieve të tija sqaruese
se Ulematë (dijetarët, shkenctarët, prijësit fetar) do të jenë trashëgimtarët e
të dërguarve, gjithashtu se në çdo një shekull do të vjen nga një reformator i
madh i shquar që do të ripërtërijë vlerat dhe mendimin islam. Nisur nga këto
dhe shumë fakte të tjera të panumërta dhe ajo që kemi hasur në letrat e
shkruara të dijetarëve të mëdhej të botës islame për jetën dhe veprën e
Muhamedit a.s më bëri përshtypje se çdo dijetar islam, Reis Ulema, prijës
fetare apo lider islam nuk mund të jetë trashëgimtar i pejgamberëve, në veçanti
kur e kemi fjalën për më të ngriturin, Muhamedin a.s. Konstatim ky që tregon
qartë se misionin e tij Muhamedi a.s e realizoi ndryshe përdallim nga disa
prijës fetar ose “Ulema”, andaj edhe mund të paramendoni sa kapitale është
titulli “Reis Ulema”?! Ky titull është i gjërë dhe ka të bëjë plotësisht
me atë që kishte përfshirë Muhamedi a.s në thënien e tij shekuj më parë.
Mund të logjikoni se Muhamedi a.s misionin e filloi me shumë vështirësi saqë
përjetoi çdo lloj presioni vetëm e vetëm të largohet nga ajo që bënte, mirëpo për
dallim nga ai, dijetarët dhe prijësit fetarë të përcaktuar për kryerjen e
misionit të tyre po ecin me rrugë të hapura, pa vështirësi dhe me plot
agallëk. Pejgmaberi a.s është dashur që të ndryshon konceptin e besimit (bindjes),
mentalitetit dhe zakoneve të vjetëra te shoqëria ku jetonte që më pastaj
dalëngadalë të fton edhe popuj tjerë në Islam në formën më të ndershme, në anën
tjetër disa prijës fetar jo më larg por as tek rrethi më i ngusht nuk kanë
ndikim në jetsimin burimor të Islamit. Ai, Muhamedi a.s veprimtarinë e tij të
shenjtë e filloi me shumë pengesa, bojkote dhe sabotazhe, ndërsa tani disa
prijës fetar e “ Ulema” në veprimtarinë e tyre nuk kanë hasur në asnjë therrë pos
atyre lodhjeve dhe vështirësive që kanë treguar gjatë hajnis dhe pasurimit të
pa ndershëm të tyre. Punën dhe angazhimet i paraqesin aq të vështira përmes
maskimit të rrejshëm sa që na dalin se kanë sakrifikuar më tepër bile se
edhe vetë Muhamedi a.s. Në fakt Muhamedi a.s filloi i fyer, vazhdoi misionin me
shumë mund që në fund të gjithë të e ndjejnë dhimbshëm largimin e tij nga kjo
botë, bile për disa ishte jologjike dhe e pabesueshme ndarja e tij nga ata që bashkëjetuan.
Misioni i një prijësit fetar aktual në vend që t’i ngjajë atij të Muhamedit
a.s., fatkeqësisht sëkëlldin më të madhe e ka si të shpëton nga publikimi i
skandaleve të turpshme. Çfarë trashëgimtari i Profetëve mund të jetë ai prijës
fetar apo Ulema që veprimaria e tij numron milion skandale dhe pisllëqe? Çfarë
trashëgimtari i Profetëve mund të jetë ai prijës fetar apo dijetar islam që
shanë hoxhallarë, gënjen, mashtron, manipulon, keqpërdor pozitën, tradhëton
muslimanët? Pikënisja është mashtrimi më i madh që len të kuptosh se
vazhdimësia nuk mund të jetë ndryshe, meqë edhe postet udhëheqëse i mbajn
përmes mashtrimeve bërë institucioneve vendore dhe shumë normale është të
gënjyerit e personaliteteve dhe institucioneve me relevancë ndërkombëtare. “Mashtruesi
nuk është prej nesh(muslimanëve)”, thoshte gjithashtu Muhamedi a.s.! Pyetja
esenciale është se:“ Ulemat”, dijetarët islam që vepra e tyre është larg nga
ajo e trashëgimtarit të profetëve atëherë si do të ndahen nga kjo botë me
njerëzit, largimi i tyre sa do t’i ngjet largimit të profetit nga kjo botë? Është jologjike dhe joislame që një prijës
fetar trashëgimtar i Muhamedit a.s të jetë i përfshirë në vepra joislame dhe në
kundërshtim me mësimet hyjnore. Kur prijësi fetar, Reis Ulemaja, dijetarët
islam thirret në Kuran e Sunet dhe nuk i respekton, kur menaxhimin e institucionit
e bënë sipas qejfeve dhe dëshirave individuale dhe familjare, kur intereset e
fesë i shet për interese personale, i dhurohet politikës vetëm të mos shpalosin
veprën e fshehur idioteske të spiunimit, kur korrupcioni është trend dhe jo
dukuri negative, kur përgjimi dhe inçizimi i bisedave të nëpunësave të
institucionit nuk është në kundërshtim me parimet islame, kur mirënjohjet e
shoqatave paraqiten si dekorata të kombit, kur kriminalitetin dhe falsifikimet
që i ka në gjak i prezanton shpifje ndaj tij, kur Sadakan, zeqatin, të ardhurat
nga ibadetet dhe adhurimet fetare i llogarit hallall për xhepin, kur donacionet
që u dedikohen muslimanëve të varfër i konsideron hedije për familjen, kur
konvikti i shkollës fetare që mirëmbahet me fitra e zeqat shndërrohet në objekt
stërvitjesh për sportist (Xhudistësh), kur muslimanët i fyen dhe jomuslimanët i
bekon vetëm për të qenë mirë me pushtetin, kur vakufin e konsideron burim të
pashtershëm për t’i bërë nipërit të pasur, kur shkel fjalën dhe nuk respekton
besën e dhënë, kur pronën e muslimanëve e ka bërë pronë private e familjare,
kur edhe të posalindurve u siguron jetë luksoze, kur hajnia është gjenetike
atëherë është shumë normale që të grabiten edhe parcellat e varrezave, andaj
këto dhe shumë të tjera të papërmendura rezultojnë me një konkluzion me
bazament fortifikate të pa rrënuar se ky mision nuk ka lidhje me trashëgimtarin
e Pejgamberëve.
No comments: