Ministria e drejtësisë që udhëhiqet tani nga Valdet Xhaferi po heshtë lidhur me dhunën që po përjetojnë dhe që kanë denoncuar të paraburgosurit e Grupit të Kumanovës, që akuzohen për ngjarjet e 9 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Avokati i Popullit ka theksuar se edhe pse ka alarmuar ate që po ndodhë ndaj të paraburgosurve, të cilët po përjetojnë dhunë sidomos gjatë transportit në gjykatë, megjithatë Ministria e Drejtësisë me ministrin Xhaferi është e mbuluar nga heshtja. Zyra e Avokatit të Popullit theksoi se ka informuar për këto veprime antihumane dhe antiligjore, por megjithatë nuk ka pas asnjë përgjigje.
“Ka një neglizhencë nga Ministria e Drejtësisë por edhe ajo e MPB, të cilat janë në dijeni me ate se çka po ndodhë, por nuk ndërmarrin veprime”, theksoi Ixhet Memeti për TVAlsat.(INA)

No comments: