Hallall Standardi po ndryshon opinionin botëror bashkëkohor
mbi shëndetin dhe jetën e njeriut. Një nga markat më atraktive të kohës modern
që kujdeset për konsumimin e produkteve dhe prodhimeve ushqimore, për veshjen,
barërat, si dhe për zhvillimin ekonomik. Agjencioni i Hallall Standardit (AHS)
ishte njëra nga drejtoritë apo sektorët më atraktiv të BFI në periudhën më të
re të këtij shekulli, i cili agjencion u themelua me plot entuziazëm për të mirë
të qytetarëve të vendit e në veçanti për ato musliman. Sot kur hapim faqën
zyrtare të BFI dhe përcjellim rubrikën e Agjencionit të Hallall Standardit
(AHS) shohim se asnjë aktivitet nuk është
realizuar. Nëse deri në fillim të 2015 kishim afër 30 kompani që kishin
implementuar këtë standard nga ajo kohë shohim se asnjë njoftim se kemi për kompani të reja të
pajisura me këtë standard, bile as të atyre që ishin në proces të implementimit
të standardit. Deri në fillim të vitit të kaluar meqë kishte shumë kompani të
interesuar për këtë standard nga puna dhe angazhimi i ekipit të Agjencionit
arrijtëm të bashkëpunonim me kompani saqë Ministria e Ekonomisë është dashur t’i
rrisë subvencionet për kompanitë që do të implementojnë këtë standard. Aq më
keq është kur nuk kemi të realizuar asnjë
aktivitet për afirmimin e Agjencionit të Hallall Standadrdit edhe jasht vendit,
kur dihet se ajo bashkëpunon me Institutin të Standardizimit të Maqedonisë për
t’u bë edhe subjekt vendimarrës nëpër këshillat ndërkombëtar me theks të veçant
për prodhimet me logo të Hallall-it. Bashkëpunimi i AHS me Odën Ekonomike të
Maqedonisë Veriperëndimore nuk pamë se ka pasur ndonjë ecuri më të madhe se sa
ajo që ishte deri në fillimim të vitit 2015. Konferencat ndërkombëtare për
Hallall Standardin mbahen gjithandej në veçanti në botën Islame, por që edhe ky
aktivitet nuk po shihet askund proces tjetër nuk është prezentuar se ka implementuar këtë
standard. Për të vetëdijësuar opinionin dhe qytetarët kemi realizuar edhe
kampanjë mediatike kushtuar Hallall sistemit apo standardit edhe pse ndoshta
nuk kemi bërë aq sa duhet meqë kushtet na diktonin të jemi të kufizuar por
megjithatë realizonim projekte. Nga puna mediatike që kishim realizuar kemi
marrë pjesë në shumë emisione kushtuar Hallallit, intervista, dhe paraqitje të
ndryshme mediatike të konferencave në Ministri të Ekonomisë apo konferenca të
ndryshme. Realizuam projektin e Anketave pas një bashkëpunimi të madh dhe të
suksesshëm me studentët e Fakultetit të Shkencave Islame me të vetmin qëllim që
ky standard të depërton në shumë aspekte në shoqëri, por mbi të gjitha që klasa
e re e teologëve të kupton vlerën dhe rolin e këtij Agjencioni. Bashkëpunimi ynë
me Agjencionin GIMDES nga Turqia ishte aq i fuqishëm saqë përpos ndihmesës së tyre për akreditimin e
AHS trajnonim edhe kuadro të reja në aspektin e zhvillimit të agjencionit si
dhe për perspektivën e Agjencionit. Sulejman Rexhepi dhe BFI po dështojnë edhe
në këtë drejtim, andaj kjo është edhe një e vërtet se vetëm kështu varroset
institucioni që shumë gjenerata të hoxhallarëve duke qenë të mbështetur nga
populli kanë kontribuar në zhvillimin e vlerave fetare dhe avansojnë çështjet
islame.
Abaz Islami, ish-drejtor i Agjencionit të Hallall
Standardit dhe anëtar i Lëvizjes për Reforma në BFI- NISMA

No comments: