Bashkësia Fetare Islame
dhe Agjencioni për Hallall Standard (AHS) më në fund folën pas një pauze të
madhe kohore për të mos thënë krejtësisht të vdekur. Lajmi i publikuar nga BFI
se:“….në selinë e Bashkësisë Fetare Islame, Agjencioni për Hallall Standard
ndau certifikata halall edhe për gjashtë kompani vendase…..” ishte jo korrekt
ndaj opinionit meqë i mungon esenca. Pikërisht po nisem nga ajo se kush janë
ato kompani? Si e kanë emrin kompanitë e çertifikuara? A ka nevojë opinioni të
dinë se kush janë ato “gjashtë kompani”? Emrat e kompanive i mësova nga profili
zyrtar i Ministrit të Ekonomisë, Driton Kuçi, për fat të keq në vend se AHS t’i
shpalos që është më e thirrur ajo bëhet e ditur p ërmes faqes zyrtare të Ministrit. Nga aty
shihej qartë se nuk ishin “…edhe gjashtë kompani…”, por mund të themi se “
gjashtë kompani ku shumica prej tyre të riçertifikuara meqë kanë pasur që më
parë çertifikata”. BFI dhe AHS e kishte knaqur me Certifikimin e kompanive për
prodhime ushqimore të cilat janë gjëra elementare për t’i konsumuar njeriu, ata
tani po flasin për turizëm Hallall. Turizmi Hallall mund të zhvillohet vetëm atëherë
kur të gjitha prodhimet ushqimore i konsumon qytetari i vendit pa fije problemi
me një fjalë kanë vulën e Hallall Standardit. Nuk zhvillohet Turizmi Hallall vetëm
me disa kompani që merren me prodhime ushqimore, kur mes tjerash na mungojnë
prodhimet e grurit, qumshti dhe prodhimet e qumshtit, pijet,etj. Hallall
turizmi nuk bëhet vetem me thirrje të agjencive turistike që të interesohen për
tu çertifikuar me Hallall satandard, por se ka shumë faktorë që duhet ndryshuar
për realizimin e një programi të tillë. Në Maqedonia akoma nuk janë pjekur
kushtet për Hallall Turizëm.
Abaz ISLAMI, ish/drejtor i Agjencionit për Hallall
Standard dhe njëherit anëtar i Lëvizjes për Reforma në BFI- NISMA

No comments: