Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Institucionet të reagojnë dhe menjëherë të tërheqin të gjitha bisedat private të përgjuara ilegalisht të publikuara në kanalin “YouTube” dhe rrjetet sociale, ka thënë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, shkuan gazeta maqedonase DNEVNIK, disa ditë pas publikimit të disa bisedave telefonike ku apostrofohen zyrtarë të lartë të BDI-së. Ky qëndrim i Ahmetit dhe kërcënimet e tij se do t’i padisë të gjithë ata që kanë publikuar dhe shpërndarë audio materialet në rrjetet sociale, është diametralisht i kundërt me qëndrimet e mëparshme të tij. Muaj më parë ishte vetë Ali Ahmeti ai i cili në disa raste, publikisht dhe me shumë bindje, bënte thirrje që të publikohen të gjitha të ashtuquajturat “bombat e opozitës”. Ai madje ftonte që të publikohet jo vetëm biseda me përmbajtje politike, por edhe ato private, si të tijat ashtu edhe të zyrtarëve tjerë të BDI-së.
“Gjithashtu kërkova që asgjë të mos mbetet enigmatike dhe të shuhet kureshtja e opinionit. Andaj po e përsëris edhe këtu sot para jush, çdo gjë që ekziston për BDI le të dalë në shesh, bile çdo bisedë e imja qoftë për punë politike, qoftë për punë private le të publikohet”, kishte deklaruar Ali Ahmeti më 28 mars 2015-të.
Ahmeti në një paraqitje tjetër ishte edhe më i drejtpërdrejtë duke kërkuar që të publikohen edhe bisedat që dëshmojnë për punë të pandershme të bashkëpartiakëve të tij.
“Sa i takon çdo zyrtari të lartë të BDi nëse ka bërë korrupsion, punë të pandershme, do përgjigjet. Kurse unë personalisht kërkoj gjithçka çka ka për pesë vite për mua le të publikohet, qofshin edhe biseda private, jo vetëm ato institucionale”, pati deklaruar më 19 maj 2015, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Por në vend që të kërkojë përgjegjësi siç ishte zotuar, Ahmeti vendosi që të heshtë dhe përmes gazetës maqedonase të njohur si e afërt me partinë në pushtet, VMRO-DPMNE, kërcënoi me padi të gjithë ata që kanë publikuar bisedat në të cilat thuhet se bisedojnë dy zyrtarë të lartë të partisë së tij.
Arben Zeqiri /SHENJA/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top