Ministrat dhe funksionarë të BDI-së, përkundër krizës së rëndë sociale dhe ekonomike që ka kapluar vendin, po ekspozohen me fotografi nga restorante dhe resorte luksoze brenda dhe jashtë vendit, duke u fotografuar pranë tryezave të begatshme.
Një foto të tillë me përplotë begati ka publikuar edhe ministri i arsimit dhe shkencës, Abdilaqim Ademi që është njëherit edhe sekretar i përgjithshëm i BDI-së. Por përveç tij janë edhe drejtorë të kësaj partie, që po shijojnë pushtetin duke shëtitur dhe publikuar në rrjetet sociale adresat e restoranteve dhe lokaleve të ndryshme luksoze, të cilat kanë rastin ti ndjekin mijëra vizitorë në rrjetet sociale. (INA)


No comments: