Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Me burgosjen e Avni Gafurrit u shenjëzua edhe Mulla Sula si dekretues dhe punëdhënës i elementeve krimogjene në radhët e BFI-së. Me këtë burgosje po dëshmohet se Prokuroria shtetërore nuk e ka ndërmend ta kurseje Mulla Sulën, gjithnjë e më shumë po ia ngushton rrethin, kështu që, në fund, nuk është çudi nëse kapet edhe ky si kapo bando i një grupi të rrezikshëm që aktualisht drejton me BFI-në

Shkruan Zeqie Veseli

Në aksionet e fundit policore për kapjen e elementëve krimogjenë që janë të implikuar në falsifikime të dokumenteve por edhe me veprime të ndryshme antiligjore është edhe bashkëpunëtori i ngushtë i “hafëz” Fatimes së Mulla Sulës, Avni Gafurri, nga Haraçina.
Deri më tani, nuk ka ndonjë version zyrtar rreth burgosjes së Avni Gfurrit, por ajo që dihet është fakti se ky person, vitin e kaluar, sapo Mulla Sula e realizoi puçin në Myftininë e Shkupit, e punësi në këtë Myftini si referent fetar, ndonëse pa përgatitje profesionale, apo me një diplomë të falsifikuar. Po del puna që, punësimi i tij është bërë me një synim! Avni Gafurri ka qenë i bindur, ose, të paktën kështu ia ka premtuar Mulla Sula që, do të sigurohet nga moskapja nga organet zyrtare shtetërore. Përderisa vetë Mulla Sula nuk kapet dhe nuk dorëzohet para organeve të drejtsisë, të gjithë elementët krimogjenë e ëndërrojnë punësimin në BFI, sepse, mendjonë se aty e kanë të garantuar paprekshmërinë. Kështu si duket ka menduar Avni Gafurri, kurse, me punësimin e tij në Myftininë e Shkupit të zënë nga Mulla Sula, është dëshmuar se ky farë “reisi” pa kurrfarë problemi dhe me shumë dëshirë e kriminalizon BFI-në, sepse, fatkeqësisht, është një trend në shoqërinë tonë që t’ju buzëqeshë ylli vetëm atyre që kanë afinitete kriminalistike.
Rreth kësaj burgosje që bëri bujë në qarqet e teologëve të vendit, po flitet se është kryer për shkak të kontrabandës së Avni Gafurrit me cigare pa akcizë, dikush thotë se i janë gjetur “bomba” të papublikuara e disa të tjerë për dokumente false. Çdo konstatim pa një deklaratë zyrtare do të konsiderohej si shpekulim
Kjo burgosje, megjithatë, përçon një mesazh deri te opinioni dhe deri te Mulla Sula! A nuk e ka ditur Mulla Sula se kush është Avni Gafurri, apo e ka ditur fare mirë se sa i rrezikshëm që është, prandaj e ka punësuar me synim që t’ju bëjë ballë trimërisë së ish-referentëve të Muftinisë së Shkupit që u larguan nga puna pas puçit të Mulla Sulës. Edhe një fakt se Sulejman Rexhepi nuk e ka fare dert që për interesat e veta të ngushta ta kriminalizojë tërë BFI-në.
Për ta relativizuar këtë kriminalizim të Mulla Sulës, langaçët e tij dalin e thonë se «u burgos një funksionar i PDSH-së», sepse ky ka qenë kandidat i kësaj force partiake për kryetar të Komunës së Haraçinës. Po pse e punësoi në Myftini Mulla Sula këtë pdsh-istë? Me urdhër të BDI-së për ta dobësuar deri në shkatërrim PDSH-në, a? Për forcat politike opozitare loja të cilën e luajti Mulla Sula me Avni Gafurrin është një dëshmi tipike se ky farë «kryetari» i BFI-së është skajshmërisht i politizuar dhe në shërbim të politikës.

Tani, për fund, ia vlenë të shpaloset edhe një fakt tjetër! Me burgosjen e Avni Gafurrit u shenjëzua edhe Mulla Sula si dekretues dhe punëdhënës i elementeve krimogjene në radhët e BFI-së. Edhe Mulla Sula duhet të japë përgjigje se pse fare e ka punësuar këtë tip që vepron kundërligjshëm. Veç kësaj, me këtë burgosje po dëshmohet se Prokuroria shtetërore nuk e ka ndërmend ta kursejë Mulla Sulën, gjithnjë e më shumë po ia ngushon rrethin, kështu që, në fund, nuk është çudi nëse kapet edhe ky si kapo bando i një grupi të rrezikshëm që aktulisht drejton me BFI-në. Avni Gafurri u punësua në BFI pasi që parapakisht e siguroi përkrahjen e vehabistëve që u vunë në mbrojtje të Mulla Sulës pas iniciativës së Nismës për Reforma në BFI për ta lakuriqësuar nga petku fetar Institucionin BFI i cili është zënë peng nga njerëz të cilët shumë shpejt do të përfundojnë që të gjithë para organeve të drejtësisë, ngjajshëm si bashkëpunëtori i tyre i deri djeshëm, Avni Gafurri.      

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top