Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kreu i BFI, Sulejman Rexhepi në intervistën e fundit më 31.01.2016 dhënë për Evropa e Lirë kishte deklaruar se institucionet e shtetit nuk bashkëpunojnë me BFI si edhe më tej diskriminohet nga këto institucione. Nga deklaratat e dhëna shihet se po flet pa koncept dhe tejet i defokusuar lidhur me çështjet që e tangojnë BFI. Sigurisht se shteti nuk mund të bashkëpunoj meqë deri para disa viteve ai dhe BFI kërcënoheshin nga vehabinjë, për të cilët thoshte se të atillë ka me bollëk në Maqedoni, ndërsa më vonë bëhet bashkëpunëtor i tyre.
Eshtë e njohur për mbarë opinionin se Suulejman Rexhepi para disa viteve kërkonte ndihmën e shtetit kundër tyre, ndërsa më vonë, pasi u afrua me vehabinjtë, shet “patriotizëm”, kinse po e shanë shtetin. Eshtë e njohur se dikur vehabistët i spiunonte në  MPB, DSK dhe te ndërkombëtarët duke i etiketuar edhe Komunën e Çairit si çerdhe dhe përkrahëse e tyre, kurse BDI-në si  një subjekt politik që radikalistët i paska llogaritur për militant të vet .
Sulejman Rexhepi për shumë xhami në Shkup thonte se janë nën kontroll të vehabinjve, por pati edhe shumë raste kur e demantonte veten duke i mohuar gjithë atë që i thonte personalisht, ndoshta kjo si pasojë e kërcënimeve nga vehabinjtë, mu për këtë, shteti i caktoi roje, gjegjësisht sigurim personal, vendim ky i cili nga organet shtetërore u ndërpre pasi Sulejman Rexhepi, disa prej radikalistëve i punësoi nëpër institucionet e BFI-së! Me këtë, Sulejman Rexhepi dhe “armiqt” e tij u bënë të pandarë!
 Një numër i madhë i këtyre strukturave janë të padiplomuar apo me diploma falce ashtu siç kishte njoftuar Sulejman Rexhepi gjithandej nëpër takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe ato ndërkombëtare. Ai këto struktura i llogariste të rezikshme ngase vijnë pikërisht nga Universiteti i Hapur Amerikan në Kajro dhe nga Universiteti i Medinës për të cilin Universitet në një medium të Shqipërisë kishte thënë se BFI ka ndërpre raportet me Universitetin e Medinës për shkak të kuadrove të cilët dalin nga ai Univeristet nuk mund të jen tjetër pos mecenarë të huaj që dëmtojnë zhvillimin e Islamit të kultivuar tradicionalisht në Maqedoni!                                                                                                                                                         

 Ndër komentet më të shpeshta që po bëhet gjatë këtyre ditëve, kanë të bëjnë me një pyetje e cila vetvetiu në vetvete ngërthen edhe përgjigjen: Pse dikur kërcënohej Molla Sula, kurse tani po kërcënohen imamët? Si duket tanimë imamët dhe xhematet duhet të merren me ruajtjen e traditës së islamit në vend kundër ndikimeve të ndryshme, kurse BFI-ja e Sulejman Rexhepit të bënë biznese përmes tanimë miqve të interesit, emrat e të cilëve qëndrojnë në lista të përbashkëta të organizatave të ndryshme islame nga të cilat po paguhen për sic thonë “davet”, në fakt ky është një nga argumentet që flet se rrëmuja e krijuar në shoqerinë tonë, ka rrënjë pak me të thella se sa që mendohet! 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top