(Rreth kolumnes së Sulejman Rexhepit (!) “Dhembja e vajit pa lotë” të cilën këto ditë e botoi në disa portale të korruptuara prej tij e me paratë e muslimanëve të vendit të dhuruara për zhvillimin e jetës fetare islame në vednin tonë)
Shkruan Bunjamin Gashi
Këto ditë, opinion i gjërë shqiptar lexoi një shkrim të mrekullueshëm të Myftiut aktual të Myftinisë së Shkupit, H. Ibrahim ef. Shabanit, i cili në shkrimin e vet po e trajtonte gënjeshtrën që del nga goja e një “lideri”, si për shembull, nga goja e pistë e Mulla Sulës. Menjëherë, pas një dite, papagallët e Sulejman Rexhepit u përkujdesen për t’i përcjellë pendimet e Mulla Sulës dhe për të treguar se nganjëherë edhe ai di të jetë “i sinqertë”!
Pas shkrimit të efendi Shabanit, opinioni pati rastin të lexojë Mulla Sulën, i cili, me gjasë, e ka kuptuar realitetin dhe që nga ky shkrim e tutje ai do të shpreh publikisht pendimin e vet duke u zbërthyer, duke e lakuriqësuar “shpirtin pornografik” të vetin, siç thotë vetë Mulla Sula.
Habit fakti se si me aq lehtësi flet për rijaliti shou-t e programeve serbe, të tipit “ndërroj gruan”, “big bradhëri serb”, “seks në orgji” etj. etj. Dhe, çuditërisht, Mulla Sula thotë që nëse nëpër këto dukuri kalojmë vetëm si objekte, duke qëndruar pasivë, atëherë kot kemi jetuar. Prandaj, Mulla Sula, që në krye të shkrimit “të vet” konstaton:“Përfundimisht, nëse një gjë e shikon vetëm nga jashtë, si gjësend, ajo gjë do mbetet vetëm një gjësend. Por, nëse dëshiron ta kuptosh një gjë, duhet të thellohesh e të depërtosh brenda saj, t’a shpërbësh dhe sërish ta ribësh”!
“I sinqertë” është edhe në pjesën kur flet për Përzhinon. Këtë problem ai e shikon jo vetëm si produkt i politikave katastrofale të VMRO-së por, e shikon edhe si produkt i politikave vasale të BDI-së, duke i kamxhikosur që të dyja partitë për këtë faj. Vallë do të ngritet tani Mulla Sula edhe kundër BDI-së, apo, tani, në prag të zgjedhjeve, për të cilat është i bindur se do të mbahen më 24 prill, Mulla Sula do të nisë lojën “kush ofron më shumë, do të ketë përkrahjen”!
Kushdo që shkëputet nga politika nuk bën mirë, në fakt, një lider fetar të merret me politikë bën mirë, por nuk bën mirë nëse “nuk e shkëput etikën nga politika”, sepse vetëm kjo shkëputje e etikës (në këtë rast etikës fetare) e garanton “formulën makiaveliste sipas të cilës fokusi i vetëm i politikës duhet të jenë përfitimi dhe sundimi.” A nuk ju duket këtu tepër i sinqertë Mulla Sula dhe, a nuk pranon publikisht se veprimet e veta “fetare” i bazon kryekëput në këtë formule makiaveliste?
Kjo që u tha më sipër ka të bëjë me politikën, ndërsa me organizimin e jetës fetare islame, apo, thjesht, me personalitetin e tij prej “lideri fetar”, Mulla Sula në këtë shkrim e lakuriqëson tërësisht “shpirtin pornografik” të vetin!
Për herë të parë vihet në anën e së drejtës duke qenë paksa edhe i sinqertë. Mulla Sula thotë që, “nëse do të mbijetosh duhet të gënjesh, të vjedhësh, të manipulosh, të grindesh e pastaj të sundosh, të korruptohesh”. Dhe, për ta arritur këtë duhet të keshë nëse e do nevoja edhe parti private, popull privat, edhe opinionoin publi privat, madje edhe BFI-në (sipas kësaj logjike) ta shndërroshë në institucion privat, në të kundërtën, shndërrohesh në një pluhur “që të fryen e të bartë edhe një puhizë”

Më tej, Sulejman Rexhepi na e mbanë një ders shumë interesant. Ndonëse tërthorazi, megjithatë, lë të nënkuptohet se ai në këtë shkrim flet për BFI-në, të cilën e ngrit në nivel shteti. Duke e bërë “këtë fiktion avansim”, Sulejman Rexhepi në shkrimin “e vet” shprehet: “… Janë njësoj përgjegjës edhe ata që shtetin (lexo BFI-në) e konceptonin si ideal por që nuk ditën ta udhëheqin, edhe të tjerët që ndoshta dinin pak më shumë por diturinë e orientuan kah mirëqenia personale.”
Është më se e vërtetë që Mulla Sula BFI-në e ka shndërruar në burim të mirëqenies së vet personale, përkundër “idealeve” që i trumpeton nëpër ndjeja gjithnjë e më të pakta. Mbi këtë problem, Mulla Sula ka një dilemë të madhe për të cilën sakaq e gjenë edhe zgjidhjen. Nuk di a t’i thërrasë mendjes apo jo, me qëllim të rimëkëmbjes së BFI-së dhe, sakaq shpërthen: “Moti e kam të qartë se në mjediset përplotë frustrim, çdokush që përpiqet t’i thërrasë mendjes shndërohet në Don Kishot.” Shkrimin Mulla Sula e përfundon duke shtruar disa pyetje për njeriun se si të veprojë nëse Përzhinon e shikon nga Çairi, Karposhi apo nga Shutka! Aprope kësaj, do të ishte e drejtë të shtrohet edhe kjo pyetje, për momentin, retorike: çka duhet të bëjë xhemati i thjeshtë nëse BFI-në e shikon nga:
– zyrja ku shiten vizat;
– zyrja ku kalkulohen fitime e majme nga mostherrja e kurbanëve e që duhet të përfundojnë në xhep të Mulla Sulës
– zyrja e shitje-blerjeve të plumbave për armët personale
– zyrja e zhvillimit të korrupsionit;
– zyrja e zhvillimit të spiunazhit
– zyrja e zhvillimit të manipulimeve – zyrja e planifikimit të shkeljeve kushtetutare, të rregulloreve e të akteve juridike të BFI-së;
– zyrja e ngritjes së gënjeshtrës në “din e iman”…

Nëse BFI-ja shikohet nga këto zyre, muslimani i rëndomtë nuk do të vajtonte pa lotë por, do të derdhte aq lotë sa do të shkonte rrëke një lumë lotësh.
Nëse Sulejman Rexhepi do ta pranonte këtë të vërtetë, tek atëherë do të dilte tamam “musliman i devotshëm”, me zagarët e lidhur për huri të ngulur thellë në tokë.
Nëse Sulejman Rexhepi do ta pranonte këtë të vërtetë, tek atëherë do të dilte tamam “musliman i devotshëm”, me zagarët e lidhur për huri të ngulur thellë në tokë.
Është mirë që Mulla Sula të angazhohet ekskluzivisht për këtë të vërtetë dhe jo të humbë kohë pas rijaliti shou-ve serbe përplot amoralitet e banalitet./ Opinione

No comments: