Shkruan: Abaz
Islami
Injorantët
thoshin dikur se, nëse një gënjeshtër përsëritet dyzet herë, mund të kalojë përreth
ndonjë melaqe dhe ta bëjë të vërtetë! Injorantët e BFI-së, të ndikuar nën
inercionin e kësaj filozofie alkimiste, edhe më tej po e ushqejnë rrenën e
djeshme që thotë se uzurpatori i postit të reisit të BFI-së na qenka shpallur
“Imazh i kombit” nga Akademia e Shkencës dhe Artit të Shqipërisë. Që në fillim
duhet të pastrohet një punë! Një Akademi e këtillë as që ekziston në Shqipëri!
Ky titull mund të ekzistojë vetëm në kokat e gënjeshtarëve, matrapazëve dhe
sahanlëpirësve të Sulejman Rexhepit, me të cilën tallen deri në pamëshirë.
Akademia
e Shkencave të Shqipërisë i ka dekoratat e veta më të cilat i shpërblen
personalitetet nga sfera e shkencave të ndryshme, dhe, të gjitha ato dekorata i
dorëzon Kryetari i Akademisë, ndërsa dekorata “Imazhi i kombit” është e denjë për
Kryetarin e shtetit dhe jo për institucionet e ndryshme, të cilat e kanë të
drejtën për të nominuar por jo dhe për të shpërndar një dekoratë të tillë, e
cila, me këtë emër nuk gjendet në asnjë institucion nacional dhe në asnjë organ
shtetëror.
Myftiu
i Gostivarit ia kishte uruar dekoratën e paqenme që ia paska “dhuruar” Mulla
Sulës Akademia e Shkencav të Shqipërisë! Përplot urime të këtilla të cilat nuk
do t’i shpërndante as baba dimri për fëmijët e vegjël që shkrihen nga kënaqësia
kur marrin ndonjë dhuratë nga prindërit e që i thonë se e ka “selam” nga baba
dimri. Po si nuk reagon vetë Mulla Sula, po si nuk reagojnë shërbimet e BFI-së
kundër të gjithëve atyre që tallen duke përhapur dezinformata të tilla. Rrena
mbetet rrenë, edhe pas dyzet përsëritjeve të saj.
Çka
ka të keqe të pranohet se Mulla Sulën e dekoroi Forumi “Imazh&media” organizatë kjo joqevertare, e cila, që nga
themelimi i saj e deri më sot ka shpërndar me mijëra “dekorata” të tilla. Kësaj radhe ua shpërndau katër
klerikëve shqiptarë, ndërsa ka pasur raste kur ka shpërndarë deri në 12
dekorata brenda një konference. Kryetari i Bashkësisë Islame, ai i denji dhe i merituari,
nuk ka se pse të turpërohet nga dekoratat duke i pranuar ato vetëm pasi t’ua ndërrojë
dhuruesin bazik! Një lideri i mirëfilltë fetar do t’i gëzohej çdo shpërblimi
dhe do të mburrej me të gjitha. Ndërsa Sulejman Rexhepi e pranon këtë dhuratë
vetëm nëse i thuhet se ta ka dhënë Akademia e Shkencës dhe se titulli i dekoratës
është “Imazhi i Kombit”.
Nga
Forumi “Imazhi&media” vijnë haberet se më 20 dhjetor ndanë për katër klerikët
katër dekorata që mbajnë emrin “Imazhi shqiptar për harmoninë fetare”! Por, këtë
dekoratë, si të tillë, nuk e pranon Sulejman Rexhpis! E dini pse?
Sepse
është shumë i vetëdijshëm se një dekoratë e tillë, sado qoftë ajo e margjinave,
sado qoftë bukolike, megjithatë si të tillë Sulejman Rexhepi nuk e meriton.
Harmoni fetare ka në Shqipëri dhe deri diku në Kosovë. Në Maqedoni nuk ka
harmoni fetare! Në Maqedoni ka nënshtrim fetar, ka superioritet të KOM-it, të
zotëri zotëri Stefanit dhe inferioritet historik të Sulejman Rexhepit. Kush e
imponoi dhunshëm në atë Konferencë Sulejman Rexhepin, kjo do të kuptohet shumë
shpejt, sepse, të anashkalohen dy prijësit fetarë më meritorë për harmoninë
fetare, H. Skënder Bruçaj si dhe Muftiu, Naim ef. Tërnava, dhe të dekorohet
Sulejman Rexhepi – kësaj i vie fund e krye era korrupsion! E vërteta do të dalë
shumë shpejt, patjetër!
Çfarë
merite paska Sulejman Rexhepi për tolerancën fetare ndër shqiptarët por edhe në
viset multifetare si rrjedhojë e shoqërisë multietnike? Në cilën sprovë të tillë
e dha provimin Mulla Sula që sot të shquhet si tolerant fetar? Këtë epitet që
mund ta gëzojnë H. Skënder Bruçaj dhe Naim ef. Tërnava kurrë nuk do të ketë
shansin ta gëzojë Sulejman Rexhepi.
Në
Maqedoni, që kur Sulejman Rexhepi është në krye të BFI-së, kanë ndodhur me
dhjetra uzurpime të objekteve fetare islame pikërisht nga komuniteti i feve të
tjera. Ka një diskriminim klasik i cili shprehet përmes shumë shembujve. Heqja
dorë prej Burmali Xhamisë në Shkup, nga xhamitë në Manastir e Prilep, nga sahat
kullat e këtyre dy qyteteve, nuk janë vizionaritet i një toleranti fetar por,
janë pazarllëqe shumë të ulta të një fakir fukarae në shpirt, i cili, për mirëqenien
personale është në gjendje të kultivojë pozitën e inferioritetit. Kjo nuk është
tolerancë fetare por është jetë e padinjitetshme e një vasali apo një skllavopronari
i cili do të kënaqej edhe me një copë kocke!
Tashmë
është e qart që sahanlëpirësit e Mulla Sulës po manipulojnë në emër të Akademisë
së Shkencave të Shqipërisë!
Tashmë
është e qartë që Sulejman Rexhepin e “dekoroi” Forumi “Imazhi&media” gjatë
një konference rreth harmonisë fetare të mbajtur në sallën e Akademisë së
Shkencave të Shqipërisë e cila për raste të tilla konferencash kushton më lirë.
Tashmë
është shumë e qartë që Sulejman Rexhepi me sahanlëpirësit e vet e shpiku shpërblimin
“Imazhi i kombit”. Sulejman Rexhepi u
dekorua me shpërblimin “Imazhi shqiptar për tolerancë fetare”.
Nuk
është e qartë vetëm ajo se pse u dekorua me “Imazhi shqiptar për harmoni
fetare” për ç’gjë deri më sot nuk ka dhënë asnjë provë konkrete, dmth nuk ka asnjë
gram merita për një dekoratë të tillë, sado e kotë të jetë ajo.
(Autori është drejtor legjitim i
Agjencionit për Hallall Standardin pranë BFI në RM)

No comments: