Ky dokumentar i përgatitur nga një televizion slloven, konsiderohet ndër dokumentarët më të mirë që janë përgatitur për luftërat në territorin e ish Jugosllavisë. Dokumentari i kushtohet kryesisht luftës në Bosnje dhe Kosovë, dhe përmban dëshmi për proceset politike që janë zhvilluar paralelisht me luftimet, transmeton “Lajm”.
Poashtu aty gjendet edhe deklaratë e një ushtari serb, që tregon mentalitetin kriminel’ “Kam luftuar që të kem vendim tim, të kem pension ushtarak pas luftës”, përgjigjet ai në pyetjen e gazetarit se për çfarë arsye ka marrë pjesë në skuadrat ushtarake serbe të vdekjes.
Dokumentari përmban edhe video incizime nga masakrat serbe të kryera në Srebrenicë dhe Reçak, si dhe deklarata të politikanëve kosovarë Adem Demaçi dhe Azem Vllasi.

No comments: