Nga Mensur Krasniqi
Nuk ishin të rastësishme, e aq më pak spekulacione, informatat e fundit që po qarkullonin në mediat e ndryshme rreth përçarjeve të thella dhe të mëdha brenda strukturave të BDI-së.
Kjo më së miri u vërtetua të dielën gjatë mbledhjes për “dekretimin” e shefave të shtabeve zgjedhore. Në këtë tubim Ali Ahmeti nuk i kishte njerëzit që e ndërtuan themelin e kësaj partie.
Përveç gjeneralit Gëzim Ostreni dhe deputetit Zylfi Adili-Qufa, të cilët promovuan partinë e re “Uniteti”, sot tek Panairi i Shkupit, ku edhe u mbajt tubimi i BDI-së, nuk erdhën as Hazbi Lika-Qela, as Fatmir Dehari e as Ermira Mehmeti, si dhe shumë figura të tjera të shquara.
Por aty ishin figurat “e reja” të Ali Ahmetit si Bekim Neziri e Artan Grubi. Bekim Neziri, ministër i Ekonomisë, sot u emërua nga Ali Ahmeti edhe si ahef i Shtabit të përgjithshëm të BDI-së.
BDI, tani sipas Ahmetit kërkon 200.000 vota nga shqiptarët për “Fillim”, pa precizuar çka do fillojë pas 14 vite dështime dhe devijime të vazhdueshme./tesheshi.com/
No comments: