Pas luftës së vitit 2001, Ali Ahmeti dhe përfaqësues tjerë të BDI-së priteshin si heronj nga qytetarët e Kumanovës dhe Likovës.
Madje, në manifestime të shumta bubullonte qiftelia e recitoheshin poezi për luftën e lavdishme dhe protagonistët e saj, përfshirë këtu Ahmetin me shokë.
Katërmbëdhjet vite pas, banorët shqiptarë të kësaj ane, të revoltuar me degradimin e cështjes shqiptare, realitetin e hidhur dhe zollumin e pushtetit, ndjehen të mashtruar dhe tradhëtuar nga partia shqiptare në pushtet, raporton agjencia e lajmeve INA.
Një vizitë e funskionarëve të BDI-së tek varrezat e dëshmorëve në Sllupcan në përvjetorin e 14 të marrëveshjes së Ohrit ishte e zymtë.
Asnjë qytetar nuk u shfaq për ti nderuar 4 ministrat dhe zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, të cilët u përkulën për ti nderuar dëshmorët e luftës.
Ndërkaq, ditë më parë, shumë banorë të Kumanovës, me të marrë vesh lajmin se po vinte Ahmeti në vizitë, bllokuan rrugët e qytetit.
Haxhi Mejdi Rexhepi, babai i Xhemail Rexhepit-Komandant Shqiponjës, i është bashkangjitur bllokadës së vendosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
“Ali ftyrziu ma ka vra djalin, Komandant Shqiponjën. Nuk ka çka kërkon në Kumanovë. BDI nuk ekziston më në Kumanovë”, deklaroi haxhi Mejdi Rexhepi./INA/
Ai ka përmendur edhe emrat e funksionarëve që i akuzon si fajtorë për vrasjen e djalit të tij. “Familjarët ende i kemi nëpër spitale, për shkak të traumës pas vrasjes së djalit tonë. Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Zemri Qamili, kanë faj. Ishalla prej Allahut u vjen dënimi”, shtoi haxhi Mejdiu.
No comments: