Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Sulejman Rexhepi muaj me rradhë po i shpërblen argatët e zullumit të cilëve si duket u ka mbetur borxh për ndihmën që ia kanë ofruar të kthehet në BFI edhe atë me polici për ta mbuluar dhe fshehur krimin, hajninë dhe keqpërdorimet e bëra. Shpërblimet ndaj këtyre argatëve të zullumit po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite dhe sigurisht do të jenë edhe më tutje duke filluar që nga klani i Gostivarit, hoxhën e tij të Sfillarës, Bekim Dibranin dhe të gjithë ato që deri dje i quante Vehabistë (Radikalistë ) gjëgjësisht rrënues të vlerave të pastra islame të ruajtura me shekuj në tokën tonë arbërore. Klani i Gostivarit në fakt argatët e zullumit nga Gostivari u shpërblyen me pozicionimin e Irsal Jakupit ( shokut të Miralem Hasanit) në postin e Sekretarit Gjeneral të BFI-së. Se çfarë argat janë këta na tregoi gazetari Zoran Bozhinovski me bombat e publikuara ditë më parë. Argati i zullumit Bekim Dibrani është imami që u deshifrua nga gazetarët për planin që kishte hartuar Sulejman Rexhepi për t’i bërë puç Muftiut të Shkupit Ibrahim Shabanit, për të cilin projekt Sulejman Rexhepi pranon se ka pasur një bisedë në “ viber” mes Bekim Dibranit ( anëtar në Myftini të Shkupit) dhe një anëtari tjetër të Muftinisë në fjalë. Biseda ka qenë e inicuar nga Bekim Dibrani me instrukcione të Sulejman Rexhepit dhe djemve të tij. Argati i zullumit Bekim Dibrani u shpërblye me shkuarje në Haxhxh. Çfarë vlera posedon ky imam i Sfillarës së Sulejman Rexhepit që të shkon shpesh në Haxhxh?! Shumë ishte i qëlluar reagimi i disa imamëve të Shkupit lidhur me shkuarjen e Bekim Dibrani, imamit të Sfillarës në Haxhxh! Ky është Imami i vetëm i Shkupit që shkon në Haxhxh shpesh pa asnjë meritë! Vallë, sipas tyre është shpërblyer se kishte rritur numrin e anëtarësisë së fshatit, kishte grumbulluar Sadekatul Fitrit dhe Zeqat më tepër se vitet e kaluara për Medresenë Isa Beu, apo se ishte pjesë e projektit të Sulejman Rexhepit për t’i bërë puç Ibrahim Shabanit, Muftiut të Shkupit?! Kjo është edhe një hata (veprim i gabuar) e Sulejman Rexhepit i cili po shkel dinjitetin e hoxhallarëve me autoritet në Shkup, ndërsa shpërblen një argat që nuk dinë tjetër përpos që të mjel lopë dhe të del në malin e Sfillarës për të bërë gjueti, meqë gjuetinë e kanë hobi të shenjtë që po ua le trashëgim Sulejman Rexhepi. Për shkuarjen e Bekim Dibranit në haxh flasin fotot që i ka bërë publike pikërisht ai në profilin e tij të facebook ( inshallah nuk i mohon se janë bërë nga ai personalisht, ashtu siç thonte Zeglul Rexhepi për fotot e tija në profilin e tij lidhur me Xhudistet- shkinat e Bullgarisë dhe Prilepit që bënin ushtrime në konviktin e Medresesë Isa Beu muaj më parë). Se si u përcollën Haxhijtë e Shkupit kësaj here është krim i ushtruar ndaj atyre për të cilën duhet të përgjigjet Rexhep Jusufi dhe Sulejman Rexhepi. Haxhinjëve në fjalë nuk u është bërë duaja e haxhxhit në formë të organizuar, për dallim nga viti i kaluar ku haxhitë e Shkupit u përcollën me të gjitha nishanet nga Ibrahim Shabani. Atyre përpos duaja që u është bërë në formë të organizuar, nga Muftinia e Shkupit u shtrua drekë për haxhitë e kësaj Muftinie. Ndërsa sa u takon rrënuesve të vlerave të pastërta islame të rruajtura shekuj me rradhë (Vehabistëve dhe Radikalistëve islamik) ashtu i quante Sulejman Rexhepi, për fat të keq ato i takojmë nëpër institucione. Disa prej tyre janë në Muftini të Shkupit, në Rijaset të BFI-së dhe shumë prej tyre nëpër xhami të Shkupit. Shihni, Bekim Dibrani me foto të gjallë nga Qabeja duke dëshmuar vetë për shkuarjen e tij pa meritë në haxhxh gjatë këtij viti. 
(I huazuar nga: Të gjithë për çlirimin e BFI-së nga Sulejman Rexhepi) 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top