Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, në zyrat e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, realizoi takim me Komisionarin për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn.
Në takim është biseduar për situatën politke në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.
Pas takimit në prononcim për media Kryetari i PDSH-së deklaroi:
“Ishte një takim shumë i frytshëm me Komisionarin Han, ai personalisht falënderoi mua dhe partine që e drejtoj për rolin tonë jashtëzakonisht konstruktiv gjatë bisedimeve dhe dialogut. Pjesa kryesore ku u koncentruam bashkërisht është aspekti i zgjedhjeve të parakohshme, sjellja e kodit zgjedhor, përmbushja e kërkesave tona që është edhe arsyeja kryesore që e kemi nënshkruar këtë marrëveshje se duhet lista e zgjedhësve të ri-evidentohet edhe një herë, votuesit duhet të votojnë me pika identifikuese të gishtit gjatë procesit të votimit dhe ramë dakord që kjo të përfundojë deri më 6 Tetor. Unë jam shumë i kënaqur nga ky takim, vazhdoj të kem shpresa se edhe forcat tjera politike do të punojnë bashkërisht që me 6 Tetor ta përmbyllim këtë kaptinë të jashtëzakonshme. Unë mendoj se ka gatishmëri deri diku, dikush shikon edhe interesat vetjake, por unë këtë e llogaris pjesë të marrëveshjes së kryer dhe të gjithë ata që do të reagojnë do të flasim për atë se nuk janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje korrekte”./Ditari.mk/
No comments: