Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Ndihmat humanitare që i dedikohen refugjatëve nga vatrat e luftërave që po zhvillohen në shtetet e lindjes së afërt, “Hilali” i Mulla Sulës nuk i dërgon më larg se në Sullare të Epërme, drejt e në xhep të Sulejman Rexhepit. Para një javë në Gjevgjeli, nga ora 22 e natës së enjte e deri në ora 7 të mëngjesit të së premtes, u futën gjithësej 6.400 persona nga Siria, Iraku dhe nga vendet e tjera. Ndërsa hajni Mustafa Dauti në emër të “Hilalit” të Bashkësisë Islame të Maqedonisë shpërndanë 2 mij shishe ujë! 

Nga: Isak Nexhipi

Shoqëria myslimane e vendit një kohë të gjatë ishte mësuar me veprimet e OH “El Hilal” dhe madje, me të madhe po kërkonte që të identifikohet me këtë Organizatë Humanitare pasi që ajo po i jepte nderë muslimanëve të vendit dhe po i bënte të ndjehen krenar.
OH “El Hilal” nën udhëheqjen e doktor Abdurauf Pruthit, një kohë ishte dhe deputet në parlamentin e Maqedonisë, kishte arritur që me sukses të përballojë krizën humanitare të refugjatëve nga Bosnjë-Hercegovina si pasjë e luftërave gjenocidale të Serbisë që po i zhvillonte në atë shtet të boshnjakëve. Mijëra tonelata qumësht, mijëra tonelata ushqim, mijëra tonelata artikuj higjienike, mijëra tonelata veshëmbathje, qindra mijëra mbledhje, qindra apele për bashkëpunim, angazhim të natë e ditshëm për ta shndërruar çdo shtëpi muslimane në organizatë humanitare “El Hilal”. Nuk kishte organizatë botërore humanitare që nuk kërkonte bashkëpunimin me këtë organizatë. Nuk kishte fondacion ndërkombëtar që nuk priste me ëndje projekte nga kjo orgnizatë, sepse raportet e saj finansiare çdo here kanë qenë të përpikta dhe tepër të besushme. Shpirti human i doktor Pruthit bëri që të ngrisë një Organizatë Humanitare emri i së cilës u bë i njohur anekënd botës. Shpirti human i doktorit situatën emergjente e përjetonte si çastin e fundit para vdekjes e cila moralisht të obligon për masa shpëtimi. Shpirti human i doktorit preku çdo shpirt të njerëzve në nevojë, prandaj, ky shpirt, kur e pati nevojën e përkrahjes nga njerëzit në nevojë, e mori masovikisht duke u ngritur në deputet.
Po çka ndodhi më vonë? Pse u dëbua kjo Organizatë e cila vepronte nën kupolën e BFI-së? Sulejman Rexhepi deshti ta minimizojë deri në zero kompetencat dhe peshën e kryetarit të kësaj Organizate, sepse meritat po i shkonin njeriut konkret dhe nuk po i bashkangjiteshin emrit të Mulla Sulës i cili as që kishte dijeni se çka po ndodhë në “El Hilal”. Për më tepër, ishte e paimagjinueshme që Mulla Sula të ishte në skajet e margjinave me rastin e krizës humanitare të shqiptarëve nga Kosova. OH “El Hilal” dhe dr. Abdrauf Pruthi me bashkëpunëtorët e tij por edhe me mijëra aktivistë ishin në çdo zemër kosovari. Me rastin e kësaj krize u ndanë miliona dollar me qëllim të zbutjes së problemeve humanitare. Nuk ishte Sulejman Rexhepi ai që do të “menaxhonte” me këto fonde, por doktori me stafin e tij.
Sulejman Rexhepi do të mendojë se me një orgaizatë humanitare po u fituaka shumë (pra jo emër e nder por lekë) do të kërkojë që të nisë me intrigat e tij deri në dëbim të kësaj organizate nga obrella e BFI-së dhe në vend të saj do të regjistrojë një organizatë tjetër duke luajtur me emrin e “El Hilalit”. Me këtë ai do të mendojë se do të fuse huti në mesin e fondacioneve ndërkombëtare dhe brenda pak kohe do ta përgjysmojë buxhetin e “El Hilal” duke ia përvetësuar burimet. E po nuk është aq lehtë të gënjehen fondacionet ndërkombëtare! Do ta themelojë OH “HILAL” dhe, do ta gjejë në krye të saj një nga njerëzit më të poshtër që gjendet në Maqedoni. Në fakt, vetëm ky njeri do të pranojë dhe do të jetë në gjendje për t’ia shpërlar paratë e pista Mulla Sulës dhe, tërë këtë organizatë do ta shndërrojë në burim të pasurisë vetanake të Sulejman Rexhepit. Bashkë me “kryetarin” e ardhshëm të kësaj “organizat”, Mustafa Dautin, do të nisin vjedhje të tmerrshme, do të organizojnë tubime të mjeteve materiale, bie fjala, për në Somali! Do të ndërmarrin sere aksionesh nga të cilat do të pëfitojë Mulla Sula, djemtë e tij dhe tërë familja Rexhepi. Ndihmën humanitare do ta tjetërsojë në përfitime personale.

Paramendoni se në çfarë derexhe ka ardhur kjo “organizatë” e cila pretendon të quhet si trashëgimtare e sukseve historike të OH “EL HILAL”! Ndihmat humanitare që i dedikohen refugjatëve nga vatrat e luftërave që po zhvillohen në shtetet e lindjes së afërt, “Hilali” i Mulla Sulës nuk i dërgon më larg se në Sullare të Epërme, drejt e në xhep të Sulejman Rexhepit. Para një javë në Gjevgjeli, nga ora 22 e natës së enjte e deri në ora 7 të mëngjesit të së premtes, u futën gjithësej 6.400 persona nga Siria, Iraku dhe nga vendet e tjera. Ndërsa hajni Mustafa Dauti në emër të “Hilalit” të Bashkësisë Islame të Maqedonisë shpërndanë 2 mij shishe ujë! Pra, për atë numër refugjatësh vetëm nga një gotë ujë. A nuk është tallje kjo! Ku janë mijëra litra qumësht e qindra mijëra shishe lëngje pemësh e ujë që i ka hije këtij Institucioni të shpërndajë për vëllezërit dhe motrat e veta për nga feja! Brenda një javë në Gjevgjeli janë future 24 mij refugjatë nga shtetet e lartpërmendura ndërsa Mustafa krimineli shpërndanë disa kilogram bukë e dhjetra pashteta! Çka flet kjo! Pse kjo tallje me shpirtërat e përvuajtur të këtyre vëllezërve e motrave. Pse ky akt kriminal i cili tenton që ta fshehë ndonjë ndihmë më të madhe e cila kryhet formlisht e sipërfaqësisht sa për t’i thënë donatorit se ndihma shkoi në vend ndërsa u trashë portofoli i Sulejman Rexhepit! Sulejman Rexhepi nuk mund ta zë vendin e Doktor Pruthit duke bashkëpunuar me kriminelët e llojit të Mustafa Dautit. Gjurmët e vjedhjes nuk fshihen, sepse Mustafa Dauti është tellalli vetë i cili saktësisht e tregon se ku përfundojnë donacionet, lekët e tubuar dhe ndihmat eventuale. Në kohë të duhur, në vendin e duhur dhe njeriut të duhur Mustafa Dauti i këndon fije për pepër Mulla Sulën. Ndaj Sulejman Rexhepi edhe në planin humanitar do të ngelë bashkëpunëtorë i kriminelve. Sa keq! 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top