Shkruan: Sufjan AHMETI
Klani i Gostivarit, i cili ia ka mësyrë shkatërrimit
të BFI-së, u shpërblye nga Sulejman Rexhepi duke e caktuar Irsal Jakupin në
postin e “Sekretarit të BFI”. Me këtë ky Klan ka llogaritur se do të kenë më
lehtë qasje deri te pasuria dhe prona e BFI-së, ndërsa, tërë ky synim i
konvenon Sulejman Rexhepit, sepse me shkatërrimin e BFI-së do të zhduken edhe
gjurmët e hajnisë, të zhvatjes dhe të korrupsionit, por edhe të spiunimit e të
bashkëpunimit me shërbimet sekrete sllave. Kështu mendon Sulejman Rexhepi, sepse
aq kupton!
Po çka e lidhë Sulejman Rexhepin me klanin e
Gostivarit? Thjesht korrupsioni, i cili fillon me qendrën islamike që po
ndërtohet në mes të Gostivarit, nga donatorë arabë. Nga ky projekt të gjithë
kanë përfituar. Ka trashur xhepin dhe qafën Shaqir Fetahu, myftiu aktual i
Gostivarit, përmes tij prefekti i Gostivarit, Nevzat Bejta, ndërsa e kanë
trimëruar Sulejman Rexhepin se çdo gjë do të jetë juridikisht në rregull duke
ia imponuar një nga hajnat më të rafinuar në vend, njëfarë palo gjykatësi, Miralem
Hasani, nipi i një ministri të BDI-së. I vetmi kusht ka qenë që në BFI të
instalohet si sekretar gjeneral Irsal Jakupi, i cili, ndonëse i doli boja dhe u
zhvesh i tëri lakuriq, hala ka fytyrë të merret me organizimin e Haxhit, sepse
klani i Gostivarit i kishte dhënë detyrë që nga ky haxh të vjedhë satë mundet
për klanin! Ndonëse me kohë qe i informuar Sulejman Rexhepi për këtë qëllim të
klanit të Gostivait, as që guxoi ta pengojë këtë vjedhje, madje, përkundrazi, u
detyrua ta stimulojë duke e bërë Irsal Jakupin kryetar të komisionit të haxhit.
Për keqpëdorimet të cilat i bënë Sulejman Rexhepi në
BFI duhet të ngritet proces gjyqësor nga prokurori special. Fatëkeqësisht,
vazhdojnë t’i kenë sytë e mbyllur institucionet shtetërore, funksionarët e BFI,
si dhe strukturat tjera të këtij institucioni. Heshtja është pranim i gjitha
skandaleve, por mbetet të shohim se a do të kenë fytyrë që këta persona të
qëndrojnë edhe më tej në BFI!
Pas publikimit të bombës së radhës e cila kishte të
bëjë me përgjimin e telefonatës në mes Irsal Jakupit dhe Miralem Hasanit të
zhvilluar më 15.12.2014, në të cilën edhe një herë zbërthehet fytyra e pafytyrë
e këtyre dy palaçove, ka reaguar Miralem Hasani duke e bërë publike tërë
hipokrizinë e vet, tërë diletantizmin e vet si dhe paciptësinë e vet të
skajshme.
Ky farë gjykatësi i shkretë reagimin e vet e fillon
kështu: “Unë kërkoj ndjesë për fjalorin e nivelit jonjerëzor që është përdorur
në përpilimin e këtij shkrimi nga shërbimi serb”!!! Pse ky farë gjykatësi të
kërkojë ndjesë për fjalorin e shërbimeve sekrete serbe! E di ky farë injoranti
se kur dikush kërkon ndjesë? Ai duhet të kërkojë ndjesë për fjalorin e vet të
pistë e jo për fjalorin e pistë të shërbimeve sekrete serbe, të cilët, për
çudi, po i hakmerrkëan sepse nuk i paska shqyrtuar lëndët e disa udbashëve! Po
nga e di kyfarë “talenti” se ata na qenkan udbashë? Mos ishte ky “gjykatës” i
pistë në komisionin e lustrimit dhe i lustroi bashkëpunëtorët? Nëse ka qenë bën
vepër penale nëse i tregon apo nëse flet për bashkëpunëtorët deri në një kohë
të caktuar me ligj! Apo ndoshta ka punuar në shërbimet sekrete maqedonase dhe i
di prej aty? Natyrisht, për ta akuzuar dikë pa fakte se është bashkëpunëtorë,
duhet të kesh qenë vetë në ato shërbime për t’i njohur bashkëpunëtorët!
Miralem Hasani reagon krejt në panik, duke e lutur
elektoratin e BDI-së që mos të bie pre e shërbimeve secrete serbe! I dogji
sepse është përgjuar tek e shanë “të devotshmin” (!!!) Nevzat Bejta! Bejta do
të jetë i devotshëm vetëm kur do ta pastrojë këtë klan i cili Zoti e di se nga
kush e ka marrur detyrën për ta dëmtuar në kurriz të BFI-në! Miralemi mundohet
të shpërfytyrohet në qenie me “pamje e me shpirt engjëlli”, duke u munduar t’i
zënë mat shërbimet secrete serbe, duke thënë se nuk mund të jetë i pistë nga goja
një njeri që shkon në xhami si unë, siç thonë këta shërbime! Po a? Po miku yt,
tek i cili shkon në villë për të hëngër drekë (ky është korrupsion) për shkak
të “fitimit” të lëndës në të mire të Sulejman Rexhepit, a nuk e ka gojën më të
pistë në botë ndërkohë që është “kryetari” heeeeej “kryetar” i myslimanëve të
vendit? Kush po rrenë o Miralem rrenci, ti apo shërbimet sekrete serbe! Mos u
mundo që të pastrohesh nga një ves i shëmtuar që e ke me atë që po shkuake në
xhami!
Më sipër u tha se ky fare gjykatësi i hamamit,
Miralem Hasani, po sillet si hipokrit anemik! Irsal Jakupi, të paktën, e
pranon: “po, kem i folur dhe krejt çka është transkriptuar nga ai përgjim,
është biseda e jonë! Po si nuk i vjen turp dhe nuk përgënjështron bisedën e
pare ku e meson Irsal Jakupin se si të vidhet BFI-ja, respektivisht haxhi! Po
si nuk skuqet pak kur e shanë aty Sulejman Rexhepin, ndërsa reagon sikur t’ia
fusin preshin, kur është në pyetje ofednimi që ia bën BDI-së dhe Nevzat Bejtës!
Dmth i vjen keq për postin dhe për karrierën të cilën e ka si investim të
BDI-së, ndërsa shkatërrimin e BFI-së e ka merak dhe projekt! Epo nëse e ka ai
me Shaqir Fetahun, me Irsal Jakupin e Nevzat Bejtën, këtë nuk do ta tolerojnë
asnjë nga aktivistët e BDI-së të cilët që të gjithë janë myslimanë, madje
myslimanë shumë fish më të devotshëm se Miralemi apo Irsali.
Njëmend, ky fare Miralem Hasani ka thënë se këto
përgjime po ia plasojnë shërbimet secrete serbe si shantazh për ato lëndë të
udbashëve që nuk i ka procesuar, sepse kanë qenë të udbashëve! Shërbimi sekret
serb deri më tani është marrur me “udbashët” në radhët e BDI-së! Po ky, kuj ti
thotë udbashë? Bashkëpartiakëve të vetë? Fare në fund, pse gjykatës vetë tjerë
shqiptarë nuk i afrohen shërbimet sekrete serbe, por po ju afruakan vetëm Miralem
Jakupit! Deri më tani asnjë gjykatës shqiptar nuk është ankuar apo nuk ka
reaguar se po e shantazhojnë shërbimet sekrete serbe. Po pse këtë po ia bëkan
pikërisht Miralem Hasanit?! Mos vallë është rrebeluar dhe u ka ikur ndoresh
këtij shërbimi serb! O ku është Sulejman Rexhepi aty është edhe Miralem Hasani.
Pse a mos na ishte hoxhë Miralemi që t’i lidhë hoxhallëku me Mulla Sulën!? Ai
këmbëngul se është në këtë post me emërim nga BDI dhe se është kuadër e
funksioner i kësaj Partie. Gjykata dhe Prokuroria tani janë në proces të
departizimin. Nuk do të mundet më të jetë edhe gjykatës apo prokurorë
njëkohësisht edhe partiak. Miralemi së shpejti, me fajin e vet, do të
fluturojë. Mbase Shaqir Fetahu e Irsal Jakupi do ta bëjnë muteveli të xhamisë
ku shkon për çdo sabah!
Ky reagim, kundër reagimit të Miralem dudukit, mbase
më së miri është të mbyllet me këtë dialog, në mes tij dhe dudukut tjetër,
Irsal Jakupit, dialog ky që i zhvesh deri në palcë këta dy “të devotshëm”:
"Miralem Asani: Ishalla. Haj hyn tej ne Kolexh
behu direktor, te va ham nenen te bejm pare.
Irsal Jakupi: regulloma punen vallahi kisha hi…"
Irsal Jakupi: regulloma punen vallahi kisha hi…"
Marrur nga Opinione
No comments: