Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5



Meqë deri dje xhamia e Jahja Pashës, Tutunsuzit, Hatunxhikut dhe xhami të tjera herë ishin e herë nuk ishin nën kontroll të BFI sipas Sulejman Rexhepi, tani u qartësua kjo dilemë dhe kuptuam se nuk paskan qenë nën kontrollin e BFI. Andaj, si do i merr nën kontroll Sulejman Rexhepi këto xhami kur dihet se gjithnjë jepte deklarata të ndryshme dhe ashtu siç i ka konvenuar Rexhepit. Si duket Sulejman Rexhepi poshtoi përfundimisht xhaminë e Jahja Pashës dhe Tutunsuzit. Kjo ndodh pas një angazhimi të madhë mes BFI dhe MPB. Janë të freskta thirrjet e tij drejtuar MPB, gjegjësisht Ministreshës, Jankullovska që shteti të intervenon në këto xhami dhe të pastron terrenin nga njerëz që kanë biografi të dyshimt dhe janë të rezikshëm për muslimanët. Atëkohë BFI nga Ministria e Punëve të Brendshme morri përgjigje negative e cila kishte refuzuar thirrjen e kreut të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni për të kontrolluar dy xhamitë e shumpërfolura në Shkup, pasi që ato nuk janë nën kontrollin e këtij institucioni. Mirëpo, Ministrja e MPB-së, Gordana Jankulovska kishte deklaruar se deklaratat dhe apelet e kreut të BFIM-së, Sulejman Rexhepi janë sensacionale dhe për shkak të ambicieve të tij.

Kryetari i BFIM-së kishte kërkuar që të ndërhyhet në xhamitë “Jahja Pasha” dhe “Tutunsëz” që kontrollohen nga individë që nuk janë pjesë e institucionit fetar.

“Në këto dy xhami, edhe pse punëtorët, imamët dhe ndihmësit e tyre janë njerëz tanë, nuk e kemi njeriun e parë të quajtur murterverli, nuk është i yni por është i imponuar. Ne megjithatë jemi të lirë dhe nuk mund të na e ndalojnë hyrjen, por nuk kemi kontroll të plotë të këtyre dy xhamive. Ne kemi kërkuar nga organet kompetente qeveritare që të na ndihmojnë duke respektuar ligjin, por ato nuk e kanë bërë punën e vetë, prandaj nëse diçka ndodh në Jahja Pashë ose Tutunsëz - për ne do të ketë ndodhur në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe jo në objektet tona”, kishte theksuar kryetari i BFI, Sulejman Rexhepi për Telegrafi.mk.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top