Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Nesër zyrtarisht fillojnë Mbrëmjet Strugane të Poezisë me mbjelljen e drurit në Parkun e poezisë në Strugë nga laureate i Kurorës së Artë të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, poetit nga Kina, Bei Dao, për të vazhduar me prezantimin e laureatit në press konferencën e mesditës.
Hapja solemne zyrtare do të bëhet në platonë para Pallatit të Kulturës në Strugë në ora 20.30, ku edhe do të mbahet manifestimi poetik “Merdianet”. Tradicionalisht, në kuadër të “Meridianeve” përcillet “Mesazhi poetik” të cilin këtë vit, në emër të poetëve nga mbarë bota, do ta përcjell poeti sirian Adonis (Ali Ahmad Said Esber Adonis), një nga fituesit e Kurorës së Artë të MSP (laureat i vitit 1997).
Mbrëmjet Strugane të Poezisë, sivjet po përballen me disa problem të natyrave të ndryshme, që disa mund të evitohen e disa mbase pëtr shkak të ngushticës së kohës është vështirë. Një nga ato problem është vendosja e Flamurit shqiptar që nuk është original por një kopje e improvizuar e tregëtarëve të pacipë, që konsiderohet si përdhosje e Flamurit kombëtar shqiptar, sepse ka shenja dalluese nga Flamuri original. Është sugjerua që të zëvëndësohet por akoma ai flamur është në shtyllë.
Siç bëhet e ditur nga selia e MSP, Adonis, në mesazhin e tij mes tjerash shprehet se “Festivali poetin ndërkombëtar, Mbrëjet Strugane të Poezisë, nuk është festival i organizatorëve-drejtorisë dhe stafit të festivalit, por festivali është i poetëve”.
Përderisa nga Drejtoria e MSP kanë vërejtjet e tyre lidhur me ekskomunikimet me pushtetin vendor-kryetarin e komunës së Strugës Ziadin Sela dhe shërbimet tjera profesionale rreth “zhdukjes” së shtyllave të flamujve në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Dri. “Ne nuk duam që me këtë të sajojmë ose inkriminojmë rast, por është e udhës që ky problem të zgjidhet sepse kemi komunikuar edhe gojarisht por jemi drejtuar edhe me shkrime, ndërsa përgjigje nga komuna e Strugës nuk kemi marrë”-shprehet drejtori i MSP, Mite Stefoski.
Nga pushteti vendor shprehen se mbetet problem i pazgjidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, ose thënë më saktësisht gjuha shqipe vazhdon të bojkotohet nga ky manifestim ndërkombëtar, ndaj dhe mbetet në fuqi qëndrimi i pushtetit vendor për bojkotimin e MSP.
Ky problem i (mos)përdorimit, injorimit dhe bojkotimit të gjuhës shqipe, është bërë problemqë zvarritet që nga vitet e kaluara, dhe është shëndërruar në pengesë të pakapërcyeshme që ka sjellë deri te bojkoti i MSP nga ana kryetarit të komunës së Strugës Ziadin Sela dhe administratës që ai drejton. Ky bojkotim që para dy viteve mbase ka qënë edhe shkak i disa takimeve dhe konsultimeve ndërmjet drejtuesve të MSP dhe komunës së Strugës-Ziadin Selës, ku është kërkuar që të bëhet ndërhyrje dhe ndryshim konkret në Statutin e MSP, dhe gjuha shqipe të zbatohet konform Ligjit për përdorim të gjuhës shqipe në komunat ku është garantuar përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.


Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, mbetet në qëndrimin e mëparshëm për të bojkotuar MSP, duke vlerëuar se ky festival është afirmim për Strugën, ndaj dhe kashprehë gatishmëri që të takojë poetët dhe tu sqarojë arsyet pse ai dhe administrata e tij i bojkotojnë MSP.
Ziadin Sela mbetet nëqëndrimin se “Mbrënmjet Strugane të Poezisë janë eveniment tepër i rëndësishëm kulturor me karakter ndërkombëtar, por nuk mund të lejoj që të shkelin mbi dinjitetin tonë njerëz që kanë problem me identitetin e tyre. Mbrëmjet Strugane të Poezisë do të bojkotohen nga unë dhe adninistrata që unë drejtoj, derisa nuk respektohet përdorimi i gjuhës shqipe në MSP. Është e pakuptimtë të vihet në Strugë dhe të fliten të gjitha gjuhët e botës e nga ana tjetër të mos respektohet gjuha e shumicës së popullatës që jeton në atë qytet dhe komunë, e në rastin konkret ajo është gjuha shqipe. Unë jam ithtar që të përdoren të gjitha gjuhët e bashkësive, si ajo vllehe, rome, turke, serbe etj”- është shprehur Ziadin Sela rreth bojkotit të MSP. (INA)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top