Gratë e një batalioni, të gjitha nga grupi Yazidi rrezikojnë vdekjen sepse kanë vendosur - për të luftuar kundër banditëve ISIS që rrëmbyen, dhunuan apo vranë mijëra njerëz të tyre. Ato u bashkuan në batalionin e quajtur "Sun Girls" e formuar nga Xate Shingali.
Kur trupat e grupit Yazidi janë kapur nga terroristët janë vrarë por shumicën e kohës kanë qenë skllave seksi për luftëtarët. ISIS ka rrëmbyer mijëra gra Yazidi kur ata sulmuan fshatrat e tyre në provincën Sinjar të Irakut Verior në gusht të 2014'tës.Ato që u shpëtuan nga kthetrat e tyre thanë se duruar mizori të paimagjinueshme, abuzim seksual dhe u detyruan të martohen, shkruan Daily Mail.
Xate Singali, 30-vjeçare i është dhënë leje për të formuar një batalion nga Presidenti kurd. Ajo ka formuar brigadën me 2 korrik dhe ka rekrutuar 123 luftëtarë femra të moshës nga 17 deri në 30.
Ajo shtoi: "Ne kemi pasur vetëm trajnimin bazik dhe ne kemi nevojë më shumë ... Por ne jemi të gatshëm për të luftuar ISIS çdo kohë."
Luftëtarja më e vogël e Xate, Jane Fares, është vetëm 17vjeçare dhe është larguar nga malet Sinjar së bashku me vëllanë dhe motrën e saj për të shpëtuar nga Shteti Islamik. Ajo shtoi se familja e saj është shumë krenare që kjo ka vendosur të luftojë kundër tyre.
"Babi im ishte shumë i lumtur kur unë i tregova", tha ajo.
"Ata na kanë dhunuar neve-Ne do ti vrasim" thanë ato. Po ashtu këto dëshirojnë t'i kthejnë të gjitha motrat e tyre të rrëmbyera.
No comments: