Ish-ushtari i UCK-së, Xhem Llamallari- Baruti nga Shkupi, ka shprehur revoltën ndaj zyrtarëve të lartë të BDI-së, të cilët nuk kanë bërë asgjë për familjen e tij.
Në ditën e ditëlindjes së vllaut, ai e ka uruar atë duke i kërkuar falje, transmeton agjencia e lajmeve INA.
“Urime ditëlindjen vëllau im.Të dëshiroj gjithë të mirat. Inshallah do më falësh që je i pa punë, shkaku jem, që lash gjymytyrët e trupit për këtë popull në luftën e vitit 2001. Kurr dritë mos pafshin Musa Xhaferi dhe kurva e tij Ejup Alimovski që të larguan nga lista e të punësuarve dhe që janë betuar se kurr nuk do të punësohesh deri sa të jemi në qeveri”, është shprehur komandant Baruti, i plagosur rëndë gjatë luftës së vitit 2001. (INA)
No comments: