Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

BDI nuk funksionon ashtu siç duhet, distancohet nga principet themelore për të cilat luftoi UCK-ja dhe të cilat u vendosën para formimit të partisë dhe përgjegjësi më të madhe për këtë ka Ali Ahmeti.
Kështu ka deklaruar një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Ali Ahmetit, Hazbi Lika për gazetën “Dnevnik”, i cili ka vërtetuar pakënaqësitë e mëdha brenda kësaj partie.
“Ahmeti duhej t’i menaxhonte punët. Por për fat të keq BDI u distancua nga idealet e 2001-shit dhe të drejtat që duhej të realizoheshin ecin shumë ngadalë. Në vend se të flasim për NATO dhe BE ne ende flasim për implementimin e marrëveshjes” ka thënë Lika.
Ai mohon se dikush do të formojë parti të re. Përkundrazi, Lika publikisht i hap front Ali Ahmetit, por brenda partisë që të kthejë principet themelore të BDI-së.
Nga incidentet e fundit në këtë parti, ndarjet janë shtuar dhe të pakënaqurit nuk përjashtojnë mundësinë e ndërrimit të Ali Ahmetit dhe një pjesë të strukturave udhëheqësve të partisë, ndër të cilët mund të jetë Musa Xhaferi. Kjo e hap dilemën se 14 vjet pas marrëveshjes së Ohrit dhe 13 vjet pas formimit të BDI-së, për herë të parë u bë e mundur që ndarjet e mëdha të rezultojnë me përçarje të partisë. (INA)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top