Një burim anonim i sigurisë gjithashtu ka deklaruar për AA se në sulmet ajrore në fjalë janë plagosur edhe 400 pjesëtarë të PKK-së.
ANKARA (AA) - Forcat turke të sigurisë kanë njoftuar se në sulmet e fundit ajrore ndaj objektivave të organizatës terroriste PKK kanë vrarë 390 militantë në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një burim anonim i sigurisë gjithashtu ka deklaruar për AA se në sulmet ajrore në fjalë janë plagosur edhe 400 pjesëtarë të PKK-së.
Pas 20 korrikut kur në sulmin vetëvrasës në Suruç të Turqisë u vranë 32 njerëz, në vend kanë nisur një sërë aksionesh dhe arrestimesh anti-terroriste.
Mbi 20 policë janë vrarë në sulmet që i atribuohen organizatës terroriste PKK.
No comments: