Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kreu i VMRO-së ende nuk e ka të qartë se problemi në sistemin politik në Maqedoni nuk është në qeverinë e dobët, që të forcohet, por te qeverisja e pa kontrolluar. Edhe pse ky fakt elementar nuk është kuptuar, atëherë më duhet të them se na presin ditë shumë të vështira, ka thënë në një intervistë për portalin NovaTv, ish ministri Denko Mallevski, transmeton “lajmpress.”
“Vetë ideja për deputetë bonus për partinë që do të fitojë, që të qeverisë edhe më fuqishëm, është ide e Benito Musolinit, ide që ai e ka bërë në vitin 1924 dhe kjo i siguroi diktaturë 20 vjeçare në Itali, e cila përfundoi me Luftën e Dytë Botërore” ka thënë Malevski.
Sipas tij, në lidhje me idenë e Gruevskit që partia që fiton zgjedhjet të fitojë plus 17 deputetë, nuk duhet as të bisedohet dhe as të mendohet, por që sipas tij kjo tregon gjendjen e lodhur të shpirtit të liderit të partisë qeveritare, i cili pas gjithë këtyre gjërave, ende nuk e ka kuptuar se qeverisja e pa kontrolluar është problemi më kryesor në Maqedoni./Lajmpress 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top