ANKARA (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, ka theksuar se "do të japin mbështetje të fortë ndaj vendimeve të Komitetit tre-palësh të Tregtisë Turqi-Bosnjë e Hercegovinë-Serbi", raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Kryeministrisë mësohet se Kryeministri i Turqisë, Davutoğlu ka pritur në rezidencën zyrtare të Kryeministrisë, zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Saroviç dhe zv.kryeministrin dhe Ministrin serb të Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiç të cilët ndodhen në Turqi për shkak të takimit të parë të Komitetit tre-palësh të Tregtisë Turqi-Bosnjë dhe Hercegovinë-Serbi.
Në këtë takim ku ka qenë i pranishëm edhe Ministri i ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci janë paraqitur informacione në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik dhe të tregtisë me bazë trepalësh mes Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës me Turqinë.
Kryeministri Davutoğlu duke shprehur kënaqësinë si vend pritës të takimit të parë të komitetit i cili u themelua në kuadër të mekanizmit të bashkëpunimit tre-palësh që në periudhën e ministrit të jashtëm ka tërhequr vëmendjen duke theksuar "rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes vendeve të rajonit, zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të tjera dhe për arritjen e stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan".
Davutoğlu në këtë kuadër ka theksuar mbështetjen e fortë të Turqisë ndaj vendimeve të Komitetit tre-palësh të Tregtisë Turqi-Bosnjë dhe Hercegovinë-Serbi.
No comments: