Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, të dielën në mbrëmje vizitoi Shipkovicën dhe Reçicën e Madhe, dy nga fshatrat më të goditura nga përmbytjet që përfshinë javë më parë rajonin e Tetovës. Ministri Bushati, shprehu sërish ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë katastrofë natyrore, duke shpresuar që e mira që i vjen pas kësaj fatkeqësie të përkthehet në konstruktimin e projekteve dhe programeve të qëndrueshme dhe afatgjata infrastrukturore nga të cilat do të përfitojnë banorët e Tetovës dhe rrethinës së saj. Në hapësirat e Komunës së Tetovës ai u takua me kryetaren Teuta Arifi. Fillimisht kryetarja Arifi e falënderoi përzemërsisht ministrin Bushati në emrin e saj personal dhe në emër të të gjithë banorëve të Tetovës, për mbështetjen konkrete nga shteti shqiptar dhe institucionet e tij, e cila mbështetje ka ndikuar në zbutjen e efekteve negative të shkaktuara nga përmbytjet e 3 gushtit. Përmes kësaj mbështetjeje, sipas Arifit është dëshmuar edhe një herë, “vlera e fqinjësisë së mirë, por edhe vlera e solidaritetit kombëtar” si dhe është përforcuar ndjesia e të qëndruarit të dy vendeve pranë njëri tjetrit në momente të vështira. Biseda ishte kryesisht e një natyre informative, gjatë së cilës, kryetarja Arifi e njoftoi Bushatin për gjithë ecurinë e aktiviteteve të ndërmarra nga Komuna e Tetovës dhe nga institucionet e pushtetit qëndror, për përballjen me pasojat e shkaktuara nga rreshjet dhe përmbytjet në Tetovë dhe rajonin e Tetovës. Mes tjerash, Arifi e njoftoi ministrin Bushati se tani më është përmbyllur faza e parë, respektivisht pastrimi i të gjitha zonave të prekura nga përmbytjet, dhe se është nisur me fazën e dytë apo me sanimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara./koha/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve...
-
Opinionistja Adelina Marku konsideron se, Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë pushtetit prej më shumë se një dekade ka varfëruar dhe b...
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Tani ka ardhur koha që të gjithë të cilët janë pro NATO-s dhe BE-së të mbështesin ndryshimet dhe së bashku, vetëm së bashku ta çojmë Maq...
-
Një raport vjetor mbi Kosovën i dhënë nga Këshilli Konsultativ i Sigurisë pranë Byrosë së Sigurisë Diplomatike në Departamentin amerikan t...
-
Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të bujshme në emisionin të “Pa Ekspozuarit” të Ylli Rakipit dje në mbrëmje në Ora News, duke thek...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: