Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Fakti që edhe pas 14 viteve bisedohet për nivelin e implementimit, dëshmon se Marrëveshja e Ohrit ka ngecur ose dështuar në shumë aspekte. Kështu vlerësojnë analistët politik të cilët rikujtojnë se ky dokument i rëndësishëm ende nuk ka përmbushur zyrtarizmin i gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe as pajtimin mes etniteteve.
“Marrëveshja e Ohrit nuk e arriti qëllimin për të ndërtuar raporte mirëbesimi, përkundrazi e përshkallëzoi mosbesimin ndëretnik. Fajin më të madh e kanë partitë politike shqiptare të cilat pjesëmarrjen në Qeveri nuk e kanë kushtëzuar me implementimin ose realizimin e Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Ismet Ramadani, analist.
Për Lubomir Fërçkovskit, faji i mos përmbushjes së marrëveshjes së Ohrit, është vetëm i koalicionit aktual qeveritar, BDI-së dhe VMRO-së. Marrëveshja sipas tij, edhe pse më e mira e arritur deri tani, duke ia kaluar Dejtonit apo marrëveshjes së Kumanovës, u zhvlerësua nga garnitura e deritanishme në qeveri.
“Në vend që të bisedohet për faktin, nëse pjesë të buxhetit që kanë të bëjnë me arsimin dhe kulturën duhet të miratohen me badenter, e që në fakt duhet të jetë ashtu, askush nuk e bisedon atë. E shfrytëzojnë Marrëveshjen e Ohrit si instrument ideologjik, ndërkohë që as nuk e kanë idenë se çfarë është realizuar apo nuk është realizuar. Nëse i pyet çfarë ngec aty, ata nuk dinë të të përgjigjen. Ky është një instrumentalizim i marrëveshjes: VMRO-ja e injoron krejtësisht ndërsa BDI-ja e shfrytëzon në atë mënyrë që e shpërdorojnë”, deklaroi Lubomir Fërçkovski, analist.
Ramadani thotë se duhet të mendohet edhe për një marrëveshje të re që do të avanconte pozitën e shqiptarëve, si dhe të arrinte efektet që nuk arriti dot Marrëveshja e Ohrit.
“Përfundimisht, konstatoj se pas 14 vitesh, Marrëveshja e Ohrit është zhvlerësuar.. nuk është zbatuar dhe të mendohet seriozisht se si më tutje pra të gjendet formë që marrëveshja ose të realizohet me një dinamikë të shpejtë, ose të bisedohet për ndonjë marrëveshje që është më efikase”, u shpreh Ismet Ramadani, analist.
Analistët kujtojnë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit duhej të sillte edhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Arben Zeqiri 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top