Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në Shkup zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan z.Elliot Engel. Në takim kongresmenin Engel e shoqëronin shefi i stafit të tij, z.Jason Steinbaum, si dhe veprimtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan: Mark Gjonaj – anëtari i asamblesë të shtetit të Nju Jorkut,  Martin Shkreli – kryetar i këshillit kombëtar shqiptaro-amerikan, si dhe Hari Bajraktari, Hateme Nezaj, Lisa Milicaj dhe Rrustem Gecaj.
Të pranishëm në takim ishte edhe ambasadori amerikan në vend, z.Xhes Bejli si dhe zyrtarja për çështje politike në ambasadën e SHBA-së në Shkup, znj. Laura Burns.
Gjatë këtë takimi miqësor u diskutua për situatën politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe aspekte të alternativës sonë – programit tonë për daljen nga kriza politike e socio-ekonomike dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit euro-atlantik.
Kryetari Thaçi në takim shpalosi ofertën e PDSH-së dhe vlerësoi se zbatimi dhe realizimi i reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes së Re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë.
Kryetari Thaçi më tej theksoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton edhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë, andaj është tepër e nevojshme që të kyçen edhe faktorë të tretë, shumë më të fuqishëm, të cilët do të kontribuonin deri sa të arrihet zgjidhje e këtij problemi.
Takimi kaloi në frymë të miqësisë dhe të bashkëpunimit me ç’rast Kryetari Thaçi shprehu kënaqësi nga vizita me shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht në aspekt të përkrahjes nga SHBA në rrugën tonë drejt integrimit në BE dhe NATO.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top