Kështu është shprehur sot në konferencë për shtyp deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu.
Sipas tij, edhe rebalanci, si çdo buxhet dhe rebalanc tjetër shton varfërinë dhe mjerimin te shqiptarët. Edhe me këtë rebalanc shkelet e drejta e shqiptarëve për një jetë më dinjitoze.
"Ta shohësh çdo ditë para vetes popullin tënd se si i merret djersa, gjaku dhe kafshata e gojës, e të mos e çash kokën fare, të heshtësh e të përkrahësh këtë përdhosje ndaj popullit tënd siç bënë deputetët e BDI-së për aq ditë sa zgjati debati për rebalancin e buxhetit", tha ai.
Në këtë mënyrë, ai vlerëson se BDI vendosi që ti lërë me rrugë të shkatërruar, Sarajin, Studenicanin, Haraçinën, Vrapcishtin, Çolopekun, Tearcën, Bogovinjen e Zhelinën, ti lërë pa perspektivë ekonomike me rritje të varfërisë.
"Buxheti reflekton politikat ekonomike dhe zhvillimore të një shteti dhe si i tillë ai nuk guxon të jetë diskriminues. Në fund, PDSH do të vazhdojë të kërkojë ndarjen e drejtë dhe të barabartë të buxhetit dhe mekanizmave ligjore që garanton këtë ndarje të drejtë", shtoi Aliu./albeu/
No comments: