Rasti: Shoqata ILMIJE në RM
Shkruar nga teologë të papunësuar!
Në kuadër të BFI-së “funksionojnë” edhe shoqata dhe
agjensi të ndryshme të cilat duhet të jen themeluar bazuar në Kushtetutën e
BFI-së. Padyshim se ato kan edhe statutet ose rregulloret e tyre në bazë të t
cilave duhet të mbështesin aktivitetetet e veta! Psh. Shoqata “ILMIJE”në RM ka
Statut dhe detyrimisht ka edhe person që është përgjegjës ose nënshkrues i
dokumentacioneve. Thuhet se i ngarkuar (jo i zgjedhur në bazë të Statutit)
është Rexhep Ziberi edhe pse nuk dihet tamam se a është Sekretar i Shoqatës apo
Kryetar, apo njeri i sigurimit në BFI! Sidoqoft, pasi merr pjesë në mbledhje të
Rijasetit, dmth mban përgjegjësinë e kryetarit të shoqatës, anipse më
04.05.2015 në ambientet e BFIM-së po ky far kryetari përdori armë të ndaluara
“shok elektrik” dhe armë zjarri që posedonte me leje! Me çrast, për herë të
parë nga BFI u tha se Rexhep Ziberi paska qenë njeri i sigurimit në BFI!
Pasi kësaj radhe po shkruajm lidhur me Shoqatën “ILMIJE”, për të ngarkuarin e Shoqatës Rexhep Ziberin kemi disa pyetje: A e ka lexuar ndonjëherë Statutin e Shoqatës? Kur është regjistruar për herë të fundit? A i njeh themeluesit e Shoqatës? A i njeh anëtarët e Kuvendit dhe anëtarët e kryesisë së Shoqatës? Dhe krejt në fund, a mund që të paktën të tregon vetëm një gjë, prej kur është i punësuar në atë shoqatë - mos gabovshim në vitin 2008, a ka mbajtur ndonjë mbledhje me kryesinë ose me Kuvendin e Shoqatës!?Dhe përse me vite të tëra nuk mbahen mbledhje!?

Dihet botërisht se Shoqata mbahet funksionale vetëm
në letër dhe ajo është sa për ti shërbyer atij vet dhe të parit të BFI-së!
Njohës të rrethanave në BFI e dinë se Sulejman Rexhepi për asgjë nuk pranon të fajësohet, ai fajin gjithnjë e hedh te të tjerë, të tjerë akuzon se janë dashakeq të institucionit, shkatërrues e çfar nuk thot! Por ja që realiteti e dëshmon të kundërtën!

Në shoqëri normale, për njerëz normal, do të
mjaftonte kjo për të dhënë dorëheqje, apo për t’u dënuar menjëherë nga oganet e
institucionit, mirpo ja që “ne kemi fatin” të jetojmë në shoqëri ku ata që
duhet të dënohen, vazhdojnë të keqpërdorin institucionin! Dhe jo vetëm kaq,
marrin edhe mbështetje dhe shërbime nga subjekt politik ne pushtet si dhe nga
institucione dhe organe shtetërore! Pastaj për t’u vetmbrojtur, Sulejman
Rexhepi duhet të sulmon dhe akuzon të tjerë!
A mund të jet dikush ma patriot se Sulejman Rexhepi?
Mazallah! Ai flamurin kombëtar e mban në kulm të shtëpisë, në zyrë e facebuk…!
Ska dyshim se është për mashalla!
Marrur nga Opinione
Marrur nga Opinione
No comments: