BDI në zgjedhjet e prillit të 2014 me shumë pompozitet kishte premtuar se ka platformë të saj me 1081 projekte që do të duhet të realizohen. Në këtë platformë që mund të vërehet edhe në faqen zyrtare të kësaj partie janë të shënuara 1081 projekte, në fusha të ndryshme në transport, energjetik infrastruktur komunale, shëndetsi, arsim, turizëm,bujqësi dhe në të gjitha fushat tjera.
“Qasja e barabartë me fondet publike,ulja e papunsisë, arsimi cilësor dhe mjedis i pastër, janë një ndër prioritet e BDI-së, të parapara në Platformëne tyre zgjedhore. ,,Sa i takon buxhetitproporcioanl, ideja nuk është që vetëm, sipas regjistrimit të fundit 25 % të buxhetit të shkojnë në disa segmente, apo zona ku janë të banuara me shqiptarë, por do kemi prioritet sferat, ku në periudhën e kaluar nuk është investuar, ose në bazë të nevojës, siç është arsimi dhe infrastrukutura komunale, do ndahet edhe më tepër. Do vazhdojmë të realizojmë projekte për zhvillim rajonal të barabartë”, kishte deklaruar Fatmir Besimi (12 prill 2014).
Me këtë platformë u premtua punësimi i 40 mijë deri 60 mijë punësimeve, rritje të BPV prej 4-7%, rritja e rrogave në të ardhmen prej 500 deri 600 euro rroga mesatare bruto në nivel të Maqedonisë. “ Investimet e huaja nga 800 deri 1.2 miljard euro në katërvjeçarin e ardhshëm”, kishte deklaruar Besimi atëkohë për Radio Projekti 21.
Në BDI nuk kanë sqaruar se çfarë është realizuar nga mijëra premtimet e tyre. Nga rebalanci i tanishëm i buxhetit po dalin në sipërfaqe të dhëna se nuk janë paraparë mjete për projektet e premtuara, sepse bëhet fjalë për një buxhet në kushte krize, dhe që mbulon rrogat dhe ndihmat sociale.
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE me intensitet të madh po realizon premtimet e bëra gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit të kaluar. Kryeministri Nikola Gruevski theksoi se partia e tyre ate që e premton edhe e realizon. Sipas tij, gati më shumë se gjysma e projekteve të platformës së partisë së tyre është realizuar me sukses dhe se po vijon realizimi edhe i pjesës tjetër të mbetur të projekteve të premtuara. (INA)
No comments: