Kanë rrëfyer krimin e vrasjes së 17 vjecarit Isamele Lulli, dy shqiptarët e arrestuar gjatë ditës së djeshme në San’Angelo in Vada, në provincën e Pezaros.
Pas disa orë marrje në pyetje kanë bashkëpunuar me forcat e rendit për zbardhjen e arsyes së këtij krimi të rëndë.
“Një krim pasional i ekzekutuar me një dhunë makabre” është përkufizuar nga autoritetet vrasja e 17 vjecarit Lulli. Motivi i saj xhelozie ndaj një vajze 19 vjecare nga Maqedonia, e fejuara e njërit prej shqiptarëve e njëkohëisht në lidhje miqësie me viktimën.
Gjatë ditës së djeshme, është kryer dhe autopsia mbi trupin e Ismaele Lullit e cila ka konfirmuar se therja në fyt është kryer më një dhunë të ngjashme me një prerje koke.
Dy shqiptarët e arrestuar janë rezidentë në provincën e Pezaros, nëjri në qytezën e Urbanias e tjetri në Sant’Angelo in Vada.
Qyteza e Sant’Angelo in Vada, e njohur në të gjithë Italinë për rritjen e këpurdhave gjëndet në gjëndje shoku. 4400 banorët e kësaj qëndra banimi janë të hidhëruar e të zëmëruar për këtë ngjarje të rëndë. Ismaele Lulli e njihnin të gjithë, familja e tij gëzon respekt e emër të mirë në këtë qytezë. Ai jetonte në Sant’Angelo in Vada me nënën e motrën 4 vjecare. Gjatë pasdites së djeshme me dhjetra banorë kanë rrethuar komisariatin e policisë ku po zhvillohej marrja në pyetje e dy shqiptarëve të arrestuar duke protestuar me thirrje, pa munguar as sharjet kuNdër emigrantëve në përgjithësi e shqiptarëve që jetojnë në Itali.
Policia italianE është ende në kërkim të armës së ekzekutimit të këtij krimi të rëndë, që sipas dëshmisë së dy shqiptarëve ka ndodhur rreth orës 16.00 të pasdites së të dielës së shkuar.
Kryetari i Bashkisë së qytezës së SantAngleo in Vada ka deklaruar për mediat “se ndjehet mjaft i prekur nga kjo ngjarje, si kryebashkiak i kësaj qyteze, por edhe si prind. Është një vdekje ndryshe që na bën të reflektojmë mbi atë cka ndodh përreth, ku viktimat janë shpesh bijët tanë.”/ina/
No comments: