(E plotesuar) - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradina e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme.
Ai e ka quajtur “rrenc”, kryetarin e komisionit për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, Murat Mehën.
Haradinaj e ka gjuajtur një hartë që e kishte me vete dhe ka thënë se ky komision po punon për malazezët.
Të korruptuar dhe të padijshëm i ka quajtur lideri i AAK-së, anëtarët e komisionit.
Ramushi: Na myte tuj rrejt, ti s’koke normal, idiot... për kë punoni ju, a po ja pagun dikush, a çka është në pyetje, kush ju paguan, Mali i Zi apo dreçi?
E kam vetëm një pyetje këtë vij të kufiri a jau kanë pru apo vetë e keni propozu, cili është propozimi juaj, a e dini ku u konë kufiri, nuk po ju vjen marre me ardh me shit këso përrallash këtu. Nuk ka me shku këhstu kjo punë, MUrat Meha,
Zoti kryetar ( i drejtohet kryetarit të komisionit Enver Hoxhaj), krejt korrupsioni moral, politik, patriotik e njerëzor shihet këtu (e tregon hartën), edhe po vjen po na shet përralla këtu qe një orë, s’po të vjen marre. Katastrofë. Krejt të kan kallxu që je gabim, kanë kallxu njerëzit vazhdimisht që jeni gabim, po nuk e dini pse jeni kështu, kush po ju pagun?
Ndërhyn kryetari Hoxhaj sërish duke kërkuar që të qetësohet z.Haradinaj, por ky vazhdon: S’ke çka këtu me këso bërllogash, idiota. Dhë m pas del jashtë.
Meha: Vija kufitare me Malin e Zi në bazë të pakos së Ahtisarit
Kryetari i Komisionit qeveritar për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Murat Meha tha para komisionit të punëve të jashtme se shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është bërë në bazë të kushtetutës së vitit 1974 dhe pakon e Ahtisarit.
Meha tha se nuk ka askush që i shtyn që të japin territor të Kosovës një veni tjetër./
Hoxhaj: Nuk ka marrëveshje për demarkacion me Malin e Zi
Kryesuesi i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, në mbledhjen ku komisioni shtetëror për demarkacion e kufijve ka raportuar, mohoi lajmin e publikuar nga mediat malazeze se “Kosova dhe Mali i Zi kanë arritur marrëveshje mbi definimin e kufijve”.
Kryesuesi i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, në mbledhjen ku komisioni shtetëror për demarkacion e kufijve ka raportuar, mohoi lajmin e publikuar nga mediat malazeze se “Kosova dhe Mali i Zi kanë arritur marrëveshje mbi definimin e kufijve”.
Sipas mediave malazeze, marrëveshja për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi është arritur para 20 ditëve, ndërsa kufijtë do të mbesin të njëjtit si ata të vitit 1974.
Hoxhaj supozimet i ka quajtur të pavërteta dhe ka thënë se “çështja ende mbetet në negocim”, duke thënë se “shënjimi i pikës kufitare është me rëndësi shtetërore”./botasot/
No comments: