Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Qeveria VMRO-BDI është inkompatibile me vlerat e Bashkimit Evropian (BE), ndërsa shumë media të cilat e kanë kiritikuar regjimin VMRO-BDI janë mbyllur, ndërsa më pas liderët opozitarë u arrestuan nën akuza të rrejshme. Korrupsioni politik dhe emërimet politike janë të pranishme gjithkund, ndërsa kjo u dëshmua edhe në 40 ‘bombat’ të cilat u publikuan nga ana e liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev. Kështu ka deklaruar eurodeputeti Andrej Kovaçev, në intervistën për portalin “Europian Western Balkans”.
Kovaçev porosit se në Maqedoni duhet të ndryshohen shumë gjëra para se ajo t’i fillojë bisedimet aderuese me BE-në. Sipas tij, marrëveshja e ndërmjetësuar nga ana e Eurokomesarit Johanes Han, tregon se Parlameneti Evropian (PE) dhe Komisioni Evropian (KE) serizisht i kanë kuptuar problemet e Maqedonisë.
“Parlamenti dhe Komisioni shumë seriozisht i kuptuan problemet me Maqedoninë. Është shqetësuese se si pala maqedonase dhe mediat e kontrolluara nga pushteti në mënyrë selektive i lexojnë rekomandimet edhe ata që nuk iu përgjigjen i fshehin nga opinioni. Ngjashëm si me Serbinë, trashëgimia nga komunizmi jugosllave ende mund të shihet në disa nivele në shoqëri – mediat, politika dhe ekonomia. Përderisa shoqëria maqedonase nuk gjen mënyrë që ta tejkalojë këtë trashëgimi, dyshoj se BE do të bëhet realitet. Situata përkeqësohet çdo vit. Qeveria VMRO-BDI është inkompatibile me vlerat e BE-së, ndërsa shumë media të cilat e kanë kritikuar regjimin VMRO-BDI janë mbyllur, ndërsa më pas liderët opozitarë u arrestuan nën akuza të rrejshme”, ka deklaruar eurodeputeti Kovaçev.
Eurodeputeti bullgar vlerëson se qeveria e Maqedonisë, pos problemit të emrit me Greqinë, në mënyrë plotësuese ka shkaktuar problem duke refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
“Qeveria e Maqedonisë shfrytëzon historinë si mjet për propagandë dhe i ndan njerëzit. Kjo listë mund të plotësohet, por shihet se shumë punë në Maqedoni duhet të ndryshohen para se ajo të fillojë procesin e bisedimeve me BE-në dhe të kthehet në rrugën e zhvillimit demokratik. Mbetet të shpresojmë se kjo marrëveshje dhe zgjedhjet fer dhe demokratike në prill të vitit 2016 do ta kthejnë Maqedoninë në rrugën e normalizimit dhe integrimit evropian”, vlerëson Kovaçev, transmeton Zhurnal. (INA)

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top