Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Sipas analizës të AA të bazuar në listat këmbimit të bankave qendrore të rajonit të publikuar sot, kursi i këmbimit të euros, krahasuar me të premten e 3 korrikut ditën e fundit të punës, ka mbetur i qëndrueshëm.     

SARAJEVË (AA) - Kursi i euros kundrejt valutave të tjera botërore nuk ka ndryshuar dukshëm pas referendumit të djeshëm në Greqi, ku më shumë se 61 përqind e votuesve kishin mbështetur qëndrimin e qeverisë në Athinë që të mos pranojë vazhdimin e ndihmës financiare dhe reformat e kushtëzuara të diktuara nga kreditorët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas analizës të Anadolu Agency (AA) të bazuar në listat këmbimit të bankave qendrore të rajonit të publikuar sot, kursi i këmbimit të euros, krahasuar me të premten e 3 korrikut ditën e fundit të punës, ka mbetur i qëndrueshëm.
Rënien më të madhe e përjetoi kundrejt dollarit amerikan (USD) edhe atë për një cent (një e qindta e dollarit). Euro të premten kishte vlerën 1,11 dollar (USD) kundrejt të sotmes 1,10 dollarë.
Sa për kursin e këmbimit kundrejt frangës zvicerane (CHF) ka mbetur i pandryshuar. Pra, sot një euro si në të premten ka vlerën 1.04 franga zvicerane.
E njëjta është edhe me paundin britanik (GBP). Një euro edhe sot si të premten vlen njëjtë - 0,71 paund.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top